Harduer

A është ky telefoni i ri me palosje i Samsung?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shkurt 2020
0
Origjina e saj nuk dihet e as ku është realizuar klipi. Që prej vitit të kaluar kanë shpërthyer spekulime rreth telefonit të ri me palosje të Samsung. A është ky telefoni i ri me palosje i Samsung?

Një video e cila duket e paraqet një telefon me palosje të Samsung është publikuar online. Videoja u postua në rrjetin social Twitter nga një përdorues i quajtur BenGeskin dhe e quan pajisjen Galaxy Z Flip.

Në klipin prej 10 sekondash, telefoni hapet dhe mbyllet nga personi që e mban në duar ndërsa vështirë të tregohen detaje rreth harduerit thjeshtë duke parë videon.

Origjina e saj nuk dihet e as ku është realizuar klipi. Që prej vitit të kaluar kanë shpërthyer spekulime rreth telefonit të ri me palosje të Samsung.

Sipas Bloomberg, Samsung ka punuar në disa modele me palosje që prej vitit të kaluar ndërsa gjiganti teknologji përmendi edhe formate të reja.

Ndryshe nga Galaxy Fold, Flip Z është në madhësinë e një smartfoni konvencional kur hapet ndërsa mekanizmi i palosjes është në formë guacke.

Kur të debutojë Flip Z do të konkurrojë me flagshipin e ri të Motorola Razr. Mbetet një mundësi që telefoni i Samsung të debutojë javën e ardhshme në konferencën “Unpacked” ku Samsung prezanton flagshipët e rinj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>