Blog

A është ky telefoni më i hollë në botë?

Oct 18 2018
0 Shpërndarje
Ai nuk ka një kamër e as dyqan aplikacionesh por të paktën siguron akses në internet përmes një shfletuesi. A është ky telefoni më i hollë në botë?

Kartat e biznesit janë pjesë e pandashme e shumë Japonezëve dhe nisur nga ky fakt një prej operatorëve më të mëdhenj në vend NTT Docomo në bashkëpunim me Kyocera ndërtuan një telefon që mund të vendoset në këllëfin e një karte biznesi.

Telefoni KY-O1L është 5.3mm i trashë dhe peshon 47 gram. Docomo thotë se është telefoni më i hollë në botë.

Ekrani monochrome e-paper ka madhësi prej 2.8-inç. Telefoni vjen me konektivitet LTE dhe bateri 380 mAh.

Ai nuk ka një kamër e as dyqan aplikacionesh por të paktën siguron akses në internet përmes një shfletuesi.

Por a është telefoni më i hollë në botë? 2016 Moto Z i Motorola pretendon se është më i holli në botë me 5.2mm trashësi.

Motorola lehtësisht mund të ankohet sepse Docom nuk ka një kamër duke reduktuar ndjeshëm trashësinë e tij.

KY-O1L kushton 300 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>