Vëzhgim

A është një plan i pakufizuar wireless i lirë për ju?

Publikuar , 15 Shkurt 2010
0
A është një plan i pakufizuar wireless i lirë për ju?

Shërbimi i wireless-it të pakufizuar për 50 $ ose më pak nuk është një koncept i ri: Cricket dhe MetroPCS e kanë ofruar këtë gjë për disa vite me radhë, duke u specializuar në plane parapagimi pa kontrata apo çeqe kreditore. Por muajt e fundit janë futur në valle lojtarë të rinj, duke përfshirë Boost dhe Virgin Mobile.

Përveç kësaj, mbulueshmëria, opsionet e planeve dhe zgjidhjet për celularë –prej atyre që në të kaluarën kanë qenë kursimtarë të egër për plane më të lira – janë duke u përmirësuar.
Biznesmenët, të varurit nga interneti dhe të gjithë ata që kanë pajisje të nxehta të dorës duhet të mendojnë me kujdes para se të abonohen. Planet janë “të mira për konsumatorët nëse ata e përdorin celularin e tyre për biseda me zë dhe nuk u bëhet vonë nëse nuk kanë celularin më të ri në treg”, thotë Sue Marek, ushtrues i detyrës së editorit për industrinë wireless te revista “FierceWireless”. Me fjalë të tjera, janë një alternativë e përballueshme dhe intriguese ndaj një linje tokësore.
Për të kuptuar nëse planet e lira të pakufizuara janë për ju ose për një anëtar të familjes suaj, merrni në konsideratë çështjet e mëposhtme.

Mbulueshmëria
Deri ditët e fundit, planet e “pakufizuara” të Cricket dhe MetroPCS në fakt ishin tepër të limituara, pasi aplikoheshin vetëm kur ju bënit telefonata nga hapësirat ku këta operatorë bënin biznes, madje asnjë shërbim i këtyre kompanive nuk ishte larg pasives.
Cricket ka tentuar të fokusohet në tregjet e madhësisë mesatare – për shembull në Kaliforni shërben për Fresno, Modesto dhe San Diego, por jo për hapësirën e Los Anxhelosit apo San Francisco Bay.
Megjithatë, në vitin 2009, Cricket është futur në Chicago dhe Philadelphia, kurse MetroPCS ka shtuar Bostonin dhe Nju-Jorkun. Këta dy operatorë gjithashtu nënshkruan një marrëveshje që i lejon abonuesit e secilit të enden nëpër rrjetin e njëri-tjetrit pa kosto shesë. Megjithatë, ky roaming pa pagesë aplikohet vetëm për planet që kushtojnë 50 apo më shumë dollarë në muaj; të dyja kompanitë kanë plane të pakufizuara të telefonatave për më pak se 30$ në muaj, por janë aq cikërrimtarë saqë nuk përfshijnë distancë të largët pa pagesë.
Hapat e kombinuar të Cricket dhe MetroPCS ende nuk përfshijnë gjithë shtetin; ju paguani kostot për roaming jashtë territorit të tyre. Boost dhe Virgin kanë mbulueshmëri shumë më të madhe, pasi gjenden në shpinën e rrjetit nacional të Sprint. (Në fakt Boos, përdor rrjetin Nextel të Sprint.)

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Celularët
Ju nuk keni nevojë të nënshkruani një kontratë që të keni wireless të lirë e të pakufizuar. Kjo është e mirë, por gjithashtu do të thotë se operatorët nuk do t’ju shesin një celular të rangut të lartë për pak para. Siç bën të ditur Marek, “këta operatorë nuk marrin celularë të nxehtë qëllimisht. Prodhuesit i rezervojnë ata me numrin më të madh të konsumatorëve.”
Po kështu, ishte lajm i madh kur MetroPCS filloi të ofrojë BlackBerry në mars – megjithëse ishte një model (Curve 8330) që Sprint dhe Verizon Wireless e kishin ofruar pothuajse një vit më parë, megjithatë MetroPCS kërkon 450$ për të në krahasim me 100 dollarët në anën tjetër, plus kontratën dyvjeçare me Sprint dhe Verizon. Curve është celulari i vetëm i mençur që gjendet për çfarëdo operatori me plan të pakufizuar parapagimi; një celular tjetër për MetroPCS është Samsung Finesse, modeli i vetëm me ekran të ndjeshëm në prekje.
Ju gjithashtu nuk do të kenë celularë të shumtë edhe tek operatorët më të mëdhenj. Përveç kësaj, pajisjet që mund të blini nga ofertuesit e lirë të ditëve të sotme janë më cool sesa ata që shiten tek operatorët me parapagim. Kam shikuar Motorola Hint 230$ tek Cricket (gjithashtu gjendet edhe tek MetroPCS) dhe Kyocera X-tc, 100$ tek Virgin. Që të dy kanë tastiera QWERTY dhe veçori të mira mediale dhe web-i. Secili model ofron push-to-talk dhe të gjithë, përveç njërit, kanë GPS.
Të gjithë operatorët kanë modele buxhetore, por nuk tentojnë të largojnë veçori të tilla si Bluetooth, kamerë dhe aftësi për të luajtur MP3.

LEXO EDHE:  Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi?

Interneti
Këto plane janë të orientuara drejt personave që besojnë shumë, kështu që nuk është befasi që plani 50-dollarësh mbetet i përqendruar te telefonatat me zë. Shumë prej celularëve të Cricket, MetroPCS dhe Virgin nuk i përkrahin të dhënat 3G. Shumica e pajisjeve kanë vetëm shfletues standard, por IM është i zakonshëm dhe disa modele mund të përballen edhe me e-mailin.
Internet pa kufi, mesazhe me tekst dhe multimediale janë të përfshira në planet 50-dollarëshe të Boost, Cricket dhe MetroPCS. Virgin kërkon 5$ ekstra në muaj për 1000 mesazhe me tekst, multimediale apo të çastit, ose 10$ për mesazhe pa kufi; aksesi në web kërkon 5$ në muaj për 20 MB apo 10$ për 50 MB.
Veçoritë më të mira të internetit duket se janë në rrugëtim e sipër: MetroPCS thekson se planifikon të paraqesë shërbimin LTE (4G) në vitin 2010 dhe një përfaqësues i Leap Wireless më bëri të ditur se është duke formuluar plane për shërbimin e gjeneratës së ardhshme. Edhe nëse për momentin jeni të lidhur me një kompani të celularëve të mëdhenj, mbani syrin nga më të vegjlit, pasi operatorët më të lirë kanë kuptim – në veçanti nëse ju dëshironi një celular vetëm për të telefonuar.

Lajmet e fundit>