Analiza

A është Windows Phone 7 vërtetë i lehtë për t’u përdorur? Një test i shpejtë.

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
A është Windows Phone 7 vërtetë i lehtë për t’u përdorur? Një test i shpejtë.

Computerworld ka raportuar në hulumtimin e brendshëm të Microsoft, i cili konstatoi se detyrat e përbashkëta kërkojnë më pak hapa për Windows Phone 7.

Me të vërtetë? Mund të ndodhë që të keni një iPhone, një Droid Incredible dhe një HTC Surround me Windows Phone 7 pranë jush (na vjen keq RIM, Palm dhe Nokia. Ndoshta herën tjetër?). Le të bëjmë një vështrim në disa detyra të përbashkëta dhe të shohim se sa janë të vlefshëm.

Kontrollimi i e-mail

E-mail është një nga aktivitetet më detyruese të smartphone-ëve, dhe sjellja e Microsoft është mbledhur kundër, por ne nuk shohim këtu se kontrollimi i e-mail-ave është më efikas në Windows Phone 7 se çdo pajisje tjetër. Në fakt, përdorimi i widgets të Android e bën shikimin e e-mail-ave më të lehtë. Ju mund të merrni edhe një komponente të quajtur FlyScreen për të shfaqur e-mail-at dhe widgets edhe në lock screen. Në një këndvështrim më të kjartë, Windows Phone 7 tregon vetëm numrin e e-mail që kemi marrë, por nuk shfaq përmbajtjen aktuale.
Fituesi: Android

Shkruarja e mesazheve

Ne ndoshta mund ta pëlqejmë sistemin e shkruarjes së teksteve në Apple, e cila dërgon mesazhe të dukshme kjartë me mundësi për t’u përgjigjur ose për të shkarkuar, por mund të jetë edhe një makth për njerëzit që shkruajnë tekst vazhdimisht. Sistemi i Windows Phone 7 dhe Android mund të jetë më efikas për shkruarjen e teksteve, kështu që mesazhet nuk do të ndërpresin veprimet tjera.
Fituesi: Ju zgjedhni.

Kalendari

Më pëlqen se si Windows Phone 7 automatikisht tregon veprimin tuaj të ardhshëm në tekstin e vogël në lock screen, dhe në një pjesë të faqes kryesore. Mundësia për ta qetësuar një alarm për një ngjarje është gjithashtu mjaft e mirë. Aplikacioni i ngjashëm i Apple nuk është mjaft efikas, dhe ai i Android, është i ngushtë në kapacitet, dhe jo fort i përshtatshëm për të shtuar ngjarje të reja.
Fituesi: Windows Phone 7

Lëvizja ndërmjet aplikacioneve

LEXO EDHE:  iOS 12 arrin 60% adoptim, Android 9 Pie vetëm 0.1%

Edhe pse versioni i sistemit të aplikacioneve të iPhone ka një rrëmujë, sistemi i ndërrimeve të aplikacioneve të Apple është ende më e lehtë në mesin e platformave të mëdha. Vetëm klikoni dy herë butonin home dhe pastaj zgjedhni aplikacionin që deshironi ta vendosni, dhe telefoni do të shfaq aplikacionin që është ndërprerë gjatë punës. Në anën tjetër, Android nuk ka një sistem të vetin për ndërrim, aplikacionet e palës së tretë e kryejnë punën, ndërsa Windows Phone 7 nuk ka asnjë sistem për kalimin prej një aplikacioni në tjetrin fare.
Fituesi: iPhone

Kemi përmendur vetëm sipërfaqësisht aktivitetet dhe mundësitë e disa telefonave, por në fakt, çdo përdorues ka nevojat dhe preferencat e veta të ndryshme, dhe ndoshta në një mënyrë ata do të mund të dijnë ta deklarojnë telefonin më efikas për ta./pcworld.al

Lajmet e fundit>