Lajmet

A është zbuluar fjalëkalimi juaj nga ky hakim historik?

Publikuar , 18 Janar 2019
0
Besohet se është një prej thyerjeve më të mëdha të sigurisë në historisë ku plot 772,9 milion adresa unike janë publikuar. A është zbuluar fjalëkalimi juaj nga ky hakim historik?

Ditën e djeshme u mësua se mese 1 miliardë adresa unike e-mail-i dhe kombinime fjalëkalimesh janë postuar në një forum hakimi ku çdo kush mund ti shohë.

Besohet se është një prej thyerjeve më të mëdha të sigurisë në historisë ku plot 772,9 milion adresa unike janë publikuar.

Thyerja e sigurisë u zbulua nga hulumtuesit Troy Hunt i cili ka një uebsajt me emrin Have I been Pwned ku ka ngarkuar tërë databazën dhe të gjithë mund të kontrollojnë nëse janë prekur.

Të dhënat e vendosur në një folder me emrin “Collection #1” në shërbimin cloud Mega përmbajnë mbi 1 miliardë kombinime të cilat hakerët mund ti përdorin për të aksesuar shërbimet e tjera.

Collection #1 gjithashtu është publikuar në një forum hakimi.

A duhet të shqetësohemi?

Po. Është një shqetësim që duhet të trembë çdo përdorues interneti për shkak të shtrirjes.

Ndryshe nga hakimet kolosale të Yahoo, fjalëkalimet e publikuar ditën e djeshme nuk vinë nga një burim i vetëm.

Hunt tha se të dhënat janë të sakta të cilat i kishte provuar me adresat e tij.

Adresa e-mail-i dhe fjalëkalime që i kam përdorur vite më parë,” shprehej Troy Hunt.

Ja sesi të mësoni nëse jeni prekur

Nëse jeni një prej 2.2 milion njerëzve që përdorin sajtin Have I Been Pwned, tashmë duhet të kemi marrë të paktën një lajmërim.

Pothuajse gjysma e tyre prej 768,000 janë prekur nga sulmi.

Nëse jeni përdorues atëherë drejtohuni pranë Have I Been Pwned. Thjeshtë vendosni e-mailin në fushën ku kërkohet dhe shfletoni poshtë faqes për të parë sulmet ku jeni zbuluar.

Për të mësuar nëse fjalëkalimi juaj është zbuluar atëherë drejtohuni tek faqja Pwned Passwords. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMA dhe AKEP godasin piraterinë televizive

Lajmet e fundit>