Blog

A fshihet një sulm kibernetik Amerikan pas ndërprerjes së elektricitetit në Venezuelë?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Mars 2019
0
Ndërsa realiteti kryesor i ndërprerjes së energjisë fshihet pas mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e saj, ideja e një sulmi nga një vend i huaj për të nxjerrin rrjetin nga funksioni është real. A fshihet një sulm kibernetik Amerikan pas ndërprerjes së elektricitetit në Venezuelë?

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro tha se një prej hidrocentraleve kryesore të vendin që furnizon me energji elektrike është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike ditën e Shtune.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një mitingu anti-imperialist në kryeqytetin e vendit Karakas. Ai tha se sulmi u bë duke përdorur armë hi-tech që vetëm Shtetet e Bashkuara i posedojnë dhe askush tjetër në botë.

Që nga dita e Enjte vendi ka përfunduar në errësirë ku 21 nga 23 qytete ngelën pa energji. Ky blackout u quajt një sabotim sipas Maduro dhe premtoi të dënonte çdo person përgjegjës.

Venezuela po kalon një prej blackout më të këqija në histori dhe qeveria thotë se kjo ka ndikuar edhe në shërbimet celulare dhe të internetit.

Ndërsa realiteti kryesor i ndërprerjes së energjisë fshihet pas mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e saj, ideja e një sulmi nga një vend i huaj për të nxjerrin rrjetin nga funksioni është real.

Koncepti i një sulmi kibernetik të parë sot më shumë se kurrë mund tu shërbejë planeve të një vend për të sulmuar dhe pushtuar një vend tjetër.

Ndërprerja e energjisë apo furnizimit me ujë, ngadalësimi dhe interferimi me aksesin në interneti e madje edhe fikje të reaktorëve nuklearë mund të bëhen me qëllim të dobësimit të një vendi përpara një ndërhyrje konvencionale.

Në rastin e Venezuelës ndërhyrja e qeverisë Amerikane për të dëmtuar rrjetin elektrik është një mundësi reale. Sulmet kibernetike nuk kërkojnë një prezencë fizike duke i bërë ato ideale për një operacion. Qëndrimi armiqësor i SHBA ndaj Venezuelës e justifikon një sulm të mundshëm ndaj vendit socialist.

Infrastruktura e vjetëruar e internetit dhe ajo e energjisë elektrike përbëjnë shumë pak pengesa për operacione të tilla si dhe të lehtë për fshirjen e gjurmëve të huaja.

LEXO EDHE:  Dyqani i aplikacioneve Google Play pushtohet nga ngjyra e bardhë

Ndërprerja në masë e energjisë elektrike dhe internetit si ajo që përjetoi vendi javën e kaluar delegjitimizon qeverinë aktuale dhe ka impakt të drejtpërdrejt tek njerëzit.

Nga ana tjetër ndërprerjet e tilla janë bërë të zakonshme në Venezuelë për shkak të keqmenaxhimit. Ndërhyrja e NSA është thuajse e panevojshme për ndërprerjen e energjisë elektrike. Ndërprerja e energjisë elektrike javën e kaluar më shumë mund të ketë qenë si rezultat i shkaqeve natyrore sesa një sulm kibernetik Amerikan.

Megjithatë një gjë është e sigurtë, në luftën moderne, sulmet kibernetike ndaj infrastrukturave dita ditës do të shndërrohen në një armë efektive mes vendeve armiqësore me njëra tjetrën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>