Harduer

A janë iPhone 6S dhe 6S Plus rezistent ndaj ujit? Dy testime thonë: Po

Publikuar , 29 Shtator 2015
0
A janë iPhone 6S dhe 6S Plus rezistent ndaj ujit? Dy testime thonë: Po

waterproofzeedude

Nuk ekziston një konfirmim zyrtar po disa testime të kryera po provojnë se iPhone 6S dhe 6S Plus janë rezistent ndaj ujit.

Mbase Apple nuk e konfirmon këtë risi për vetë faktin se nëse diçka nuk shkon mirë nuk mban as përgjegjësi. Gjithësesi dy individë që kanë para për të tretur vendosën që testonin smartfonët e Apple duke i vendosur brenda një ene me ujë.

[youtube id=”t_HbztTpL08″]

Telefonët qëndruan nën ujë për mëse 1 orë dhe pasi u nxorën jashtë funksionin për mrekulli. Dy ditë më pas, dy djaloshët publikuan video ku tregonin se Touch ID, bokset dhe porta e ngarkimit funksionin shumë mirë.

Kanali në Youtube EverythingApplePro kreu testime të ngjashme por doli me rezultate ndryshe. Brenda dy intervaleve kohore me nga 30 minuta smartfonët u vendosën në një enë uji. iPhone 6S dhe 6S Plus i mbijetuan intervalit të parë në të dytin u dorëzuan. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”_m2y3lPWSCg”]

LEXO EDHE:  Krahas Google+ edhe aplikacioni Inbox mbyllet më 2 Prill

Lajmet e fundit>