Ja se si

A janë kabllot e shtrenjta shpenzim i kotë?

Publikuar , 14 Nëntor 2008
0
A janë kabllot e shtrenjta shpenzim i kotë?

Përgjigja vjen duke parë nëse këto kabllo janë për teknologji analoge apo digjitale. Sinjalet digjitale janë vetëm disa bit të dhënash dhe nëse gjithë bitët arrijnë atje ku duhet të shkojnë, rezultati do të jetë aq i mirë sa edhe të dhënat në burim. Kështu që në krahasim me kabllon 30-dollarëshe, kablloja HDMI 300$ nga një prodhues i madh elektronik nuk do t’ju japë asnjë piksel të përmirësuar në HDTV. E njëjta vlen edhe për kabllot DVI, FireWire dhe USB. Me kabllot analoge, dallimi është më i dukshëm. Një test jo aq shkencor i organizuar nga Lee Gomes i Wall Street Journal në Janar (find.pcworld.com/61185) ka ardhur në përfundim se një shumicë e vogël (61 %) të dëgjuesve kanë preferuar cilësinë e audios nga një komplet kabllosh të Monster me vlerë 2000$, për dallim nga një kabull i lirë altoparlantësh. Besoj se mund të dëgjohet dallimi në cilësi mes kompletit të kabllove 5 dollarëshe dhe kabllove 30 dollarëshe pa oksigjen, me majë ari. Përkundër kësaj, të gjitha janë të njëjta për mua. Avi Greengart, një analist për elektronikë nga Current Analysis përkrahë këtë qëndrim. Pasi ndryshken, kabllot standarde të bakrit e ulin sinjalin gjatë transmetimit, thotë Greengart. “Unë personalisht rekomandoj blerjen e kabllove 99.99 % pa oksigjen, me konektor me maje nga ari, në vend të telave të zakonshëm të bakrit”. Ky lloj i kabllove nuk duhet të kushtojë aq shumë, por disa prodhues i detyrojnë konsumatorët të paguajnë tej mase. Greengarts ka disa fjalë për ata që nuk kanë problem të shpenzojnë qindra dollarë në kabllo: “Janë të lirë të kënaqen me çdo cilësi sado e dobët qoftë kjo”.

LEXO EDHE:  Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

Lajmet e fundit>