Analiza

A ju deformohet shpina nëse shkruani shumë mesazhe

Publikuar , 15 Prill 2014
0
A ju deformohet shpina nëse shkruani shumë mesazhe

texting slouchDërgimi i shpeshtë i mesazheve mund të jetë i rrezikshëm – veçanërisht nëse ndodheni në timon apo nëse po kaloni rrugën. Megjithatë, mesa rezulton nga disa studime të fundit, dërgimi i shumë mesazheve nuk ndikon në deformimin e shpinës, ashtu siç kishte filluar të krijohej ideja. Prej vitesh, në internet lexoje artikuj ku tregohej se sa i rrezikshëm dhe se sa probleme të shkaktonte dërgimi i tepërt i mesazheve.

Arsyeja kryesore ishte pozicionimi: përkulja e shpinës dhe koka poshtë gjatë gjithë kohës. Shumica prej këtyre artikujve citonin materiale nga United Chiropractic Association, e cila thotë se dërgimi i vazhdueshëm i mesazheve mund të çojë në një defekt të shpines që quhet “hiperkifozis”, anomali që çon edhe deri në vdekje.

Por, së fundmi, Harriet Hall nga blogu Science-Based Medicine i ka hedhur poshtë këto supozime. Edhe pse hiperkifozis shkakton shumë probleme, veçanërisht tek të moshuarit, Hall argumenton se lidhja mes këtij deformimi shpinor dhe dërgimit të vazhdueshëm të mesazheve nuk është vërtetuar. Kifozis është një gjendje e tillë trupore ku përkulja e zakonshme e shpinës është “ekzagjeruar”. Kur shpina tejkalon 45 gradë, atëhere një përkulje e vazhdueshme e saj në këtë kend, çon në hiperkifozis.

Kjo anomali rrit me 1.44 herë normat e vdekshmërisë, sipas një artikulli të fundit të Telegraph, shifër pothuajse e barabartë me normat e vdekshmërisë nga mbipesha. Gjithsesi, dërgimi i shpeshtë i mesazheve mund të çojë në një formë të lehtë të kifozis, megjithatë bëhet fjalë vetëm për një kërrusje, e cila mund të shkaktojë dhimbje të përkohshme muskujsh, por aq shumë sa të të vendosë në rrezik për jetën apo të jetë diçka e parregullueshme.

Gjendja e hiperkifozis (shembulli më i mirë është Gungaçi i Notër Damit) ndodh për shkak të faktorëve të tjerë. Një prej tyre është mosha, ndërsa tek të rinjtë mund të vijë zakonisht për shkak të ndoneje aksidenti apo defekti që në lindje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Lajmet e fundit>