Analiza

A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Publikuar , 29 Nëntor 2018
0
Faktorët që kanë ndikuar në stazhinimin e këtij tregu janë të shumtë por mund të përmendin kryesorët si arritja e nivelit të ngopjes së tregut në shumë rajone dhe rënies së avancimeve teknologjike. A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Sipas të dhënave të fundit që vinë nga firma analitike IDC, shitjet globale të smartfonëve ishin 355.2 milion njësi në tre mujorin e tretë të 2018-ës.

Për tre mujorin e katër me radhë, kjo industri vijon mbi një trend negativ.

Gjatë 9 muajve të parë të 2018-ës janë shitur 1.03 miliardë njësi, një rënie me 3.6% krahasuar për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Faktorët që kanë ndikuar në stazhinimin e këtij tregu janë të shumtë por mund të përmendin kryesorët si arritja e nivelit të ngopjes së tregut në shumë rajone dhe rënies së avancimeve teknologjike.

Por a kemi arritur pikun e epokës së smartfonëve? E thënë ndryshe tani e tutje kjo industri a do të jetë në tatëpjetë?

Hulumtuesit e IDC-së thonë jo. Firma parashikon që rritja modeste e tregut të kthehet në 2019-ën dhe më pas të ketë rritje më të mëdha me debutimin e 5G-së deri në 2022.

Grafiku i paraqitur tregon numrin e modeleve të shitura ndër vite dhe rritjen nga viti në vit me vijën e kuqe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë kërkojnë më së shumti blerësit nga një smartfon?

Tags >

Smartfon
Lajmet e fundit>