Harduer

A kemi kaluar epokën e artë të smartfonëve?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
Sipas parashikimeve të fundit të firmës analitike IDC, në tre mujorin e fundit të 2018-ën u shitën vetëm 375 milionë telefonë. A kemi kaluar epokën e artë të smartfonëve?

Sipas parashikimeve të fundit të firmës analitike IDC, në tre mujorin e fundit të 2018-ën u shitën vetëm 375 milionë smartfonë, duke shënuar tremujorin e pestë me radhë me një trend negativ.

Përgjatë 2018-ës shitjet ranë me 4.1% në 1.4 miliardë njësi duke e bërë vitin më të keq për smartfonët.

Tregu ka arritur nivelet e mbingopjes me smartfonë dhe inovacionet e vërteta janë bërë më të rralla. Ishte thjeshtë çështje kohe përpara se tregu të arrinte në këtë pikë.

Pyetja është a do të shkojnë gjëra në tatëpjetë tani e tutje? E thënë ndryshe e kemi kaluar epokën e artë të smartfonëve?

Dobësia e tregut do të vijojë me shumë gjasa edhe përgjatë 2019-ës ndërsa prodhuesit përballen me kushte sfiduese veçanërisht në Kinë, tregun më të madh në botë.

Megjithatë ardhja e 5G krijon sadopak shpresë në dy vitet e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Lajmet e fundit>