Analiza

A mund të jetë Google Glass e ardhmja e Kujdesit Shëndetësor

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
A mund të jetë Google Glass e ardhmja e Kujdesit Shëndetësor

google-glassImagjinoni sikur të vij anestezisti në dhomën e operacionit dhe të masë gjendjen vitale me anë të Google Glass.

Philips dhe Accenture u bashkuan së bashku për të provuar këtë koncept, që demonstrohet tek video e mësipërme. Tregon se si një doktor mund të masë të dhënat vitale të pacientit me anë të Google Glass.

[youtube id=”ssldTFWBv3E”]

Përfitimet e një sistemi të tillë do të sjellin një lëvizshmëri më të mirë dhe një rritje të fokusit te pacienti sipas Philips.

Mund të përdoret gjithashtu edhe për këshilla kirurgjikale mjekësore, të ndërmerret një video konferencë live e drejtpërdrejtë si për këshilla ashtu edhe për trajnime mjekësore.

“Ky kërkim na zbulon se si doktorët mund të arrijnë akses më të mirë të informacionit të duhur në kohën e duhur që të mund të fokusohen me më efektivitet dhe efikasitet për kujdesin mjekësor të pacientit”, – tha shefi ekzekutiv i Philps, Michael Mancuso në një deklaratë.

“Është hapi i parë drejt kërkimit se si teknologjitë ekzistuese mund të aplikohen për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit.” Të dhënat në kohë reale vijnë nga monitorët e pacientit të Philips, Intellivur dhe prova e konceptit që lidhet me Google Glass ishte krijuar nga kërkuesit e Philips të laboratorit Dixhital dhe teknologjik të Accenture. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ndaj Google mund të hapet një hetim i madh në SHBA

Lajmet e fundit>