Analiza

A mund të jetë ky fillimi i fundit për WhatsApp?

Publikuar , 26 Janar 2019
0
Vite më parë, të gjithë sugjeronin të përdornit WhatsApp si mjet komunikimi. Sot është mjeti i preferuar i komunikimit i besuar për sigurinë dhe integritetin që ofronte. A mund të jetë ky fillimi i fundit për WhatsApp?

Mesa duket Facebook po kthen pas vite premtime, integritet dhe pavarësi për aplikacionin WhatsApp.

Dhe kjo po ndodh pas një viti të tmerrshëm për imazhin e kompanisë dhe implikimet për WhatsApp mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Vite më parë, të gjithë sugjeronin të përdornit WhatsApp si mjet komunikimi. Sot është mjeti i preferuar i komunikimit i besuar për sigurinë dhe integritetin që ofronte.

Natyrisht ka edhe aplikacione të tjera më të mira të sigurisë sesa vetë WhatsApp siç Signal apo Wickr.me, por asnjëri nuk është aq i përdorur.

Mese 1.5 miliardë përdorues tashmë dërgojnë mbi 65 miliardë mesazhe çdo ditë në WhatsApp dhe mund të themi që de fakto është platforma numër një e komunikimit në botë.

Por WhatsApp është vënë në qendër të debateve dhe bisedave rreth sigurisë kombëtare apo luftës kundër terrorizmit. Këto debate fillesën e kanë tek enkriptimi dhe qasja e autoriteteve ligjzbatuese në këto të dhëna.

Platformat si WhatsApp tashmë kanë zëvendësuar operatorët celularë dhe ato fiks në komunikimit dhe si rezultat marrëveshjes që autoritetet kanë me to nuk kanë vlerë.

Kjo nuk ju ka pëlqyer aspak qeverive dhe agjencive ligjzbatuese.

Një prej arsyeve pse WhatsApp është kaq popullor, është lehtësia në përdorim, siguria dhe mos interferimi i reklamave dhe marketingut. Siç edhe shërbimi thotë vetë:

“Nga dita e parë ne kemi ndërtuar WhatsApp për tju ndihmuar që të komunikoni me miqtë, të ndani informacione jetësore rreth fatkeqësive natyrore, të lidheni me familjet e ndara, të kërkoni një jetë më të mirë. Disa prej momenteve tuaja personale të ndara në WhatsApp siguroheni përmes enkriptimit fundor. Me enkriptimin fundor, mesazhet tuaja, foto, videot, komandat zanore, dokumentet, dhe thirrjet janë të sigurta nga duarta e gabuara.”

LEXO EDHE:  Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

Siç duket, Facebook, kompania që bleu WhatsApp, rrezikon ta hedhë tutje gjithë këtë sukses. Dhe arsyeja? Shfrytëzimi i të dhënave, çfarë tjetër.

Ndryshim nga e para?

Facebook është shndërruar në fuqinë botërore të komunikimit. Shërbimet e saj si Instagram, WhatsApp dhe Messenger, kompania ofron shërbim 2.6 miliardë njerëzve në mbarë botën.

Sipas Nju Jork Times, aplikacionet do të vijojnë të ofrohen më vete por infrastruktura mbi të cilën shtrihen do të unifikohet.

Gazeta gjithashtu raportoi se Facebook synon të rrisë enkriptimin fundor tek tre shërbimit por ka një problem: enkriptimi pak varet nga teknologjia dhe pak nga besimi. Besimi tek Facebook ka mbaruar. Çfarë rëndësie ka enkriptimi kur Facebook ka nevojë për shfrytëzimin e të dhënave.

Në 2014-ën pagoi 19 miliardë dollarë për WhatsApp. Të gjithë ishin duke pritur momentin kur WhatsApp të shndërrohej në një Facebook tjetër. Çudi që nuk ka ndodhur më parë. Për Instagramin nuk kemi pse habitemi sepse ekziston një lidhje natyrale mes Facebook dhe Instagram. Dy rrjetet social janë shndërruar në një endër reklamimi për reklamuesit të cilët mund të arrijnë 1 miliardë konsumatorë përmes influencerve.

Impakti i Instagram në kulturën pop ka qenë ekstrem. Madje këta influencerë kanë arritur një marrëveshje që të publikojnë të dhënat sesa paguhen për të reklamuar në profilet e tyre.

Diferenca e WhatsApp

WhatsApp gjithnjë ka qenë ndryshe. Pak ditë më parë shërbimi tha se do të kufizonte numrin e përdoruesve tek të cilët mund të dërgoni të njëjtin mesazh në vetëm 5 persona. Shumica përdorin aplikacionin e komunikimit pa përdorur asnjë shërbim tjetër Facebook.

Shqetësimet e shprehura në momentin kur Facebook bleu WhatsApp kanë ngelur në hije nga enkriptimi dhe mungesa e skandaleve.

LEXO EDHE:  Gjermani, aprovohet projekti i ndërtimit të një rrjeti brodband të kapacitetit të lartë për gjashtë qytete të Bavarisë

Në esencë WhatsApp ka qenë imun ndaj problemeve që kanë hasur mediat e tjera social por jo më.

Brenda institucioneve të sigurisë, politike dhe qeveritare, përdorimi i WhatsApp për mesazhet sensitive, përdorimi i grupeve të WhatsApp për debat të gjërë apo lehtësia për të mbledhur njerëzit në protesta për një kauzë është shndërruar në shqetësim kryesor.

Sidomos kjo ndodh në vendet ku ka spekulime se operatorët përgjojnë çdo gjë. Një ndryshim regjimi, humori apo frike, mesazhet e WhatsApp kanë eksperiencë këtë drejtim.

Me enkriptimin i gjithë trafiku i SMS është zhvendosur drejt platformës. Luftërat, pushtimet, operacione, grushtet e shtetit, të gjitha janë planifikuar në WhatsApp. Por mbase jo për shumë kohë.

Në fillim të muajit, memeja 10 vite sfidë u shndërrua nga një shaka e padëmshme në një mashtrim me njohjen e fytyrës në vetëm pak ditë.

Vitin e kaluar patëm Cambridge Analytica dhe skandalet që lidhën Facebook me Rusinë deri tek interferenca me zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Në 2014-ën bashkëthemeluesi i WhatsApp Jan Koum tha se se blerja nga Facebook do ti jepte WhatsApp fleksibilitetin dhe shansin për tu rritur. Përdoruesit do ta përdorin pa pagesë dhe pa reklama.

Nuk do të kishte bashkëpunim mes dy kompanive tona nëse principet tona bazë dhe vizioni do të kompromentoheshin.

Vitin e kaluar bashkëthemeluesi i WhatsApp, Brian Acton u largua nga Facebook për shkak të mosmarrëveshjeve rreth privatësisë dhe sigurisë. Në themel dy platformat kanë objektiva komplet ndryshe. Prandaj ajo që pritet të ndodhë mbetet mister. Shumë përdorues tashmë thonë se do ta fshijnë aplikacionin, por është e lehtë ta thuash.

Fakti se Brian Acton investoi 50 milion dollarë tek Signal pasi u largua nga Facebook, a nuk është sinjal i mjaftueshëm?

LEXO EDHE:  Robotët kanë filluar të parkojnë makinat në aeroportet Franceze

“Big Data” fiton gjithnjë

Në fund të fundit “Big Data” do të fitojë. Kapitalizmi i mbikëqyrjes siç i referohet edhe profesorja e Harvardit Shoshana Zuboff shprehet qartë: kur njerëzit janë produkt, përfundimi dihet.

“Thuajse çdo produkt apo shërbim që fillon me fjalët “smart” ose “personalizuar”, çdo pajisje interneti, çdo asistenti virtual është thjeshtë një zinxhir furnizimi për qarkullimin e të dhënave me qëllim parashikimin e të ardhmes sonë në një ekonomi mbikëqyrjeje,” tha ajo për The Guardian.

Pyetja është si do të dalë WhatsApp nga kjo mesele dhe të mbetet i paprekur? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>