Harduer

A po bëhet rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit trend i ri në botën e smartfonëve

Publikuar , 10 Janar 2013
0
A po bëhet rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit trend i ri në botën e smartfonëve

Sony-Xperia-Z-in-Water Kur të gjithë po mendonim se me çfarë do të na tërheqin prodhuesit pas procesorëve katër bërthamësh dhe ekranët 5 inç Full HD, duket se përgjigja është dhënë.

Deri tani gati çdo prodhues kishte në ofertë së paku një model me specifika të tilla, por në parim ato ishin modele të klasit të mesëm të çmimeve (për shembull Sony Xperia go), ndërsa shpesh vinin edhe me shtëpizë të trashë e të ngathët.

Duke gjykuar në atë se çfarë kemi parë sot dhe dje në CES, rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit po vendoset në një klasë më të lartë çmimesh. Kështu në fillim kemi mundur të shohim Huawei Ascend D2, e pastaj Sony Xperia Z. Ajo çfarë kanë të përbashkët këto modele është se prezantojnë top modelet e prodhuesve amë, pra kanë ekran 5 inç 1080p, harduerin më të fortë të disponueshëm dhe në fund, rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. Nëse këtë model e aplikojmë në njoftimet e fundit nga prodhuesit e tjerë ndoshta do të fitojmë pajisje smartfonë të klasit të lartë.

A do të ndjekin, për shembull, HTC dhe Samsung këtë trend? Tani për tani nuk mund të parashikojmë, por nëse nuk e bëjnë këtë gjë, është e mundur që një pjesë e blerësve të kthehen pikërisht nga ata prodhues që ofrojnë pajisje rezistente nga uji.

Këtu mund ta aplikojmë analogjinë nga koha e prodhuesve të orave të dorës ku rezultatet më të mira i arritën ata të cilët kuptuan se rezistenca ndaj ujit është tipar i rëndësishëm të këto pajisje.

Smartphone waterrPse është rezistenca ndaj ujit e rëndësishme? Edhe në qoftë se i injorojmë çrregullimet si bartja e telefonit në WC, bile edhe në dush shumë lehtë mund të imagjinojmë një numër situatash kur do të ishte mirë të kemi smartfon rezistent ndaj ujit, për shembull kur dhoma është e lagësht apo me pluhur.

LEXO EDHE:  Facebook mund të përballet me sanksionet e BE

Për sportet verore dhe përdorimin në plazh as që bëhet fjalë, por këtu ekziston edhe një çështje e rëndësishme. Paramendoni se sa herë i keni pasur duart me yndyrë nga qebapët, burekët apo gjellërat e tjera, ku në atë moment ju cingëron telefoni apo vjen një mesazh. Kur smartfoni i juaj i ri të jetë rezistent ndaj ujit me lehtësi do ta pastroni atë nën tapën ujit, duke mos u shqetësuar për ndonjë dëmtim apo ndërprerje pune të smartfonit.

Natyrisht, deri më tani kemi mundur të shohim një sërë teknologjish dhe trende të reja të cilat pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga ana e prodhuesve nuk kanë arritur të afirmohen (për shembull ekranët 3D nga viti 2011), por këtu bëhet fjalë për një “shpikje” shumë të dobishme e cila me të vërtetë ka shanse për pëlqim nga ana e konsumatorëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>