Harduer

A po punon Samsung në një kamër 450-megapiksel?

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Korrik 2022
Samsung aplikoi në Korenë e Jugut për të mbrojtur markën Haxa2pixel dhe duhet theksuar se nuk përmenden askund sensori 450-megapiksel në aplikim. A po punon Samsung në një kamër 450-megapiksel?

Gjer më sot Samsung ka zbuluar dy sensorë 200-megapiksel ISOCELL ku asnjëri prej tyre nuk është aplikuar në ndonjë prej modeleve të telefonëve Galaxy.

Sikur të mos mjaftonte, kompania tashmë po punon në një sensor tjetër dhe duke gjykuar nga një aplikim për patentë kemi të bëjmë me një kamër 450-magapiksel.

Samsung aplikoi në Korenë e Jugut për të mbrojtur markën Haxa2pixel dhe duhet theksuar se nuk përmenden askund sensori 450-megapiksel në aplikim.

Sensori ekzistues 200-megapiksel ISOCELL HP1 mund të shndërrohet në sensor 50-megapiksel duke kombinuar 4 pikselë në 1 sensor më të madh piksel, teknologji e cila quhej Tetra2Pixel.

Por marka e re Hexa2Pril është një teknologji e re kombinimi pikselësh që funksionon njëlloj si Tetra2Pixel dhe kombinon 32 pikselë në një të vetëm. Kjo ka bërë që të spekulohet për një sensor 450 megapiksel.

Gjithësesi mbeten vetëm spekulime, edhe sikur të ishte e vërtetë si teknologji, Samsung nuk do të zbulojë asgjë së shpejti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  BlackBerry OS mbyllet përgjithnjë

Tags >

samsung