Lajmet

A po teston Instagram një buton ri-shpërndarjeje ngjashëm me Facebook dhe Twitter?

Sep 21 2018
0 Shpërndarje
Vetë ekzekutivi i Instagram Keven Systrom është shprehur se disaherë kanë diskutuar me ekipin lançimin e një butoni “Regram.” A po teston Instagram një buton ri-shpërndarjeje ngjashëm me Facebook dhe Twitter?

Rrjeti social Facebook gjithnjë e ka ofruar një buton shpërndarjeje për postimet që dëshironi ti ripublikoni ndërsa Twitter ofron butonin ri-cicëro.

Pavarësisht kërkesës së përdoruesve, Instagram gjithnjë ka refuzuar të ofrojë një opsion të tillë.

Kjo pritet të ndryshojë së shpejti ndërsa kompania ka filluar testimet me rishpërndarjen e postimeve të të tjerëve.

Sipas The Verge opsioni quhet “Seamless Sharing.”

Vetë ekzekutivi i Instagram Keven Systrom është shprehur se disa herë kanë diskutuar me ekipin lançimin e një butoni “Regram.”

Ende ai beson se Instagram është një vend më i mirë për vetë faktin se shikoni gjëra nga njerëz të njihni në vend që të njihni njerëz nga gjërat që shpërndajnë.

Megjithatë një buton “Regram” do të kishte impakt të madh në rrjetin social dhe jo të gjithë do të ishin dakord. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>