Analiza

A solli Samsung Galaxy S5 risitë që priteshin

Publikuar , 27 Shkurt 2014
0
A solli Samsung Galaxy S5 risitë që priteshin

Glam_Galaxy-S5_GroupSamsung Galxy S5 u prezantua në eventin e kësaj kompanie në Kongresin Botëror Mobil, por prezantimi erdhi me habinë e përdoruesve. Të gjithë mbetën me gojën hapur kur panë që Galaxy S5 ishte shumë i ngjashëm me paraardhësit e tij, Galaxy S4 dhe S3. Përdoruesit prisnin një sërë ndryshimesh radikale, ndryshime që ata i kishin paramenduar paraprakisht në një sërë fotosh të dizenjuara si koncepte se si mund ta prisnin smartfonin e radhës nga Korea. Por jo, Samsung nuk ngurroi dhe as nuk u tërhoq aspak për shkak të “zhgënjimit” të përdoruesve.

Stephen Taylor, zëvendës presidenti për serinë Galaxy, gjatë një interviste, ndër të tjera, tha: “Nuk mendoj se njerëzit kanë nevojë për ridizenjime radikale çdo vit. Duhet krijuar një temë dizajni me të cilën njerëzit të mund të identifikohen. Nëse do të bënim një ndryshim të madh tani, a do të mund të bënte pjesë në dyqan bashkë me modelet e mëparshme të serisë Galaxy që kemi krijuar 3-4 vitet e fundit? Ka të bëjë me evolucionin e prandaj mendoj se përmirësimet e këtij viti janë një hap më pranë njerëzve. Kur lexova përshtypjet e njerëzve, ndihesha se ky telefon u bë më i qëndrueshëm e në të njëjtën kohë me një dizajn me më shumë shkëlqim, gjëra që njerëzit po i kërkonin. Elementët kundra ujit dhe pluhurit janë më të rëndësishëm.”

Samsung Galaxy S4 u prezantua në një event shumë më të vogël se Kongresi Botëror Mobil, gjë që u kritikua për mungesë të impaktit. Por me S5, lajmi shkon kudo dhe ky Kongres është shumë më i drejtpërdrejtë si një nga eventet më të mira për të lançuar një produkt mobil, siç shprehet dhe Taylor. Samsung këtë vit duket se nuk ishte shumë në rrugën e prezantimit të një produkti të ri, por më shumë në prezantimin e një produkti që “thuajse” e kanë dhe shfaqin ndryshimet që kanë bërë me të. Kështu duket se Samsung po rikthehet sërish në plotësimin e nevojave të konsumatorëve, jo thjesht risi në botën mobile.

LEXO EDHE:  ICT Awards dhe S4J Aftësi për Punë organizuan në qytetin e Vlorës bootkampin e dytë ICTS

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy S4 u shoqërua me disa smartfonë të tjerë të së njëjtës linjë, si një koleksion smartfonësh si Galaxy S4 Active, S4 Mini dhe S4 Zoom. Për këtë vit ka plane të reja për të shkuar më pranë nevojave të përdoruesit dhe Taylor bën thirrje që përdoruesit të qëndrojnë në pritje për të rejat e Samsung-ut. “Duke qenë se përdoruesit nuk duan vetëm një formë, jemi duke parë mundësitë e tjera gjithashtu.” Gjithashtu, Taylor nuk lë pa përmendur edhe njëherë rolin si konkurrenti më i madh i prodhuesve në Amerikë dhe rolin si kompania lider në Evropë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>