Harduer

A është Joystick-u në listën e specieve të rrezikuara?

Publikuar , 20 Shkurt 2010
0
A është Joystick-u në listën e specieve të rrezikuara?

Duke pasur parasysh se shumica e botuesve të lojërave janë duke adoptuar teknologjitë e kamerave dhe kontrollorëve të lëvizjes, fundi i kontrollorit tradicional mund të jetë i paevitueshëm. Microsoft dhe Sony do të shpalosin sisteme të reja argëtimi për Xbox 360 dhe Playstation 3 më vonë gjatë këtij viti, të cila do të mund të shkaktojnë konkurrencë për të popullarizuarën Nintendo Wii.

“Mendoj se do të duhet koha ndoshta edhe kurrë nuk do të ndodhë, që të largohemi nga një kontrollor solid, në veçanti me lojën tonë” tha Robert Bowling, strategu kreativ pranë zhvilluesit të “Modern Warfare” , Infinity Ward. “Në një zhanër FPS (First-Person-Shooter), ju duhet të keni saktësinë, kështu që nuk mendoj se ne do të largohemi nga ai kontrollor dhe se do të shfrytëzojmë një pad kontrollues”.

Hyrja e radhës në evolucion, përkatësisht ajo që korporatat Sony dhe Microsoft shpalosën në Panairin Elektronik të vitit të kaluar, përfshin kamera të lidhura me konzola. Sistemi i paemëruar i Sony vendos pajisje të detektueshme që kanë ngjashmëri me shkopinj magjik, ndërsa Project Natal i Microsoft bazohet në kamerën që njeh gjestet, gjë që i mundëson gejmerëve të shtrijnë vërtetë  grushtët në një lojë grushtimi.

Project_Natal_886233997.jpg

Në ndërkohë, Nintendo ka ndezur zjarrin me Wii Vitality Sensor, një pajisje periferike që gjithashtu pritet të shpaloset më vonë gjatë këtij viti, dhe që lidhet me majat e gishtërinjve të lojtarëve dhe mund të mat sinjalet e tyre trupore. Ngjashëm sikurse sistemet me kamera të Sony dhe Microsoft, zhvilluesit besojnë se teknologji të tilla mund të ofrojnë përvoja më të specializuara, për shembull tek një lojë me zombie që lëshon më shumë zombie nëse lojtari duket i mërzitur.

LEXO EDHE:  Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

“Është diçka me këta sensor që kurrë më parë nuk kemi përjetuar – një dritare tek gjendja mendore e lojtarit apo me Wii ku sensorët mund të përmirësojnë dhe avancojnë eksperiencën e argëtimit” tha Morgan Gray, senior producent pranë zhvilluesit Capcom, që qëndron Prapa “Resident Evil”. “Kjo është diçka shumë interesante sepse ka një dialog dy-drejtimesh mes lojtarit dhe lojës”.

Por që të gjithë zhvilluesit dhe botuesit e lojërave pajtohen se inovacionet e tilla nuk do të shënojnë largimin e kontrollorit tradicional. Pavarësisht revolucionit të tregut me Wiimote, një pajisje e ndjeshme që gjithashtu mund të përdorej anash dhe normalisht si një kontrollor tradicional, Presidenti i Nintendo-së për Amerikë, Reggie Fils-Aime tha se tastet do të vazhdojnë të goditen.

Mbesin shumë pyetje rreth asaj çfarë pritet prej revolucionit të lojërave, prej tre liderëve të industrisë më vonë gjatë këtij viti.

Në çfarë mënyre saktësisht do të përdorin këtë teknologji programet dhe lojërat? Sa do të kushtojë? Sa do të punojë mirë? Por megjithatë, pyetja nëse këto skema inovative kontrolluese do të shënojnë zhdukjen e kontrollorit tradicional, padyshim që merr një përgjigje negative.

Lajmet e fundit>