Harduer

A është kjo përgjigja e Google ndaj iPad?

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
A është kjo përgjigja e Google ndaj iPad?

Koncept dizajnet burojnë nga zhvilluesit prapa Chromium OS (projekti me kod të hapur që mbështet Google Chrome e jo vetë Google), të cilët gjithashtu kanë dhënë indikacione ashtu si duhet rreth mënyrës sesi Google Tablet mund të konkurrojë përballë iPad.

Dizajnet shfaqin një llojllojshmëri të konfigurimeve të tastierave në ekran, duke përfshirë edhe gjysmë tastierën që është parë tek iPad, një tastierë më të vogël të lidhur me skajin e djathtë të poshtëm të ekranit dhe një tastierë të ndarë me taste të përshtatura për dorën e majtë dhe të djathtë, sikurse në modelet ergonomike.

Koncept dizajnet gjithashtu shfaqin metoda të ndryshme rreth hapjes së aplikacioneve, duke përfshirë thumbnail të aplikacioneve të mundshme të vendosura në lista apo duke selektuar një listë të ndarjeve që paraqiten në anën e majtë të ekranit. Përpunimet e para të konceptit sugjerojnë se për dallim prej iPad, Chrome do t’i lejojë përdoruesit që të punojnë me shumë aplikacione në të njëjtën kohë.

Shënimet që përcjellin ilustrimet shpalosin se menytë kontekstuale do të paraqiten në momentin që gishti i përdoruesit prekën në ekran, duke i lejuar që për shembull ata të hapin një tab në një dritare të re.

LEXO EDHE:  iPhone 11 do të ketë kamera dhe porta të reja

Lajmet e fundit>