Biznes

Abkazia ndërpret energjinë elektrike për 15 fabrika të gërmimit të monedhave kriptografike

Publikuar , 02 Janar 2019
0
Sistemi i transmetimit është mbingarkuar nga konsumi në rritje për shkak të temperaturave dimërore. Chernomorennergo tha se gërmuesit e monedhave kriptografike kanë pranuar kufizimin e energjisë. Abkazia ndërpret energjinë elektrike për 15 fabrika të gërmimit të monedhave kriptografike Photo Source: Shutterstock

Autoritetet në Abkazi ndërprenë energjinë elektrike për 15 fabrika të gërmimit të monedhave kriptografike.

Masa e përkohshme është ndërmarrë për të ulur problemet me rrjetin gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Operatorët e këtyre fabrikave kanë bashkëpunuar me autoritetet lokale. Chernomorenergo, kompania shtetërore përgjegjëse për shpërndarjen e elektricitetit tha se kishe shkëputur nga rrjeti të gjitha fabrikat që kishte identifikuar.

Lajmin e dha përmes faqes në Facebook dhe kjo masë ka ulur konsumin e energjisë me 8,950kWt. Konsumi i fabrikave është i barabartë me atë të 1,800 shtëpive në rajonin e Abkazisë.

Lëvizja vjen pas një vendimi të ngjashëm në Gjeorgjinë Veri-Perëndimore për të ndaluar elektricitetin për këto fabrika.

Autoritetet e Abkazisë thanë se masat ishin të domosdoshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike për shtëpitë, institucionet sociale dhe fabrikat e tjera shumë të rëndësishme të prodhimit.

Sistemi i transmetimit është mbingarkuar nga konsumi në rritje për shkak të temperaturave dimërore. Chernomorennergo tha se gërmuesit e monedhave kriptografike kanë pranuar kufizimin e energjisë.

Gjatë verës ato ndihmojnë në konsumin e energjisë së tepruar nga komplekset hidrike në kufi me Gjeorgjinë.

Kaskadat hidrike të Enguri dhe Vardnili përmbushin nevojat për elektricitet të Abkazisë. Ndërsa gjatë një viti Gjeorgjia konsumon 1,116 milion kWh, afro 19% e saj ose 207 milion kWh konsumohet nga Abkazia.

Edhe vendet e tjera kufitare si Armenia kanë parë zhvillime të shpejta të industrisë së gërmimit të monedhave kriptografike.

Ato kanë luajtur rol pozitiv për ekonominë vendase. Fabrikat e tyre të vendosura në godina të vjetra që nga koha e Bashkimit Sovjetik kanë tërhequr investitorë të huaj dhe rritur punësimin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndotja e planetit, celularët dhe internet po luajnë rol

Lajmet e fundit>