Lajmet

Acer anulon konferencën për shtyp për softuerin e ri

Publikuar , 15 Shtator 2012
0
Acer anulon konferencën për shtyp për softuerin e ri

Prodhuesi i kompjuterëve personalë nga Tajvani, Acer, që kishte planifikuar të bënte lëshimin e një smartfoni të ri gjatë ditës së enjte duke përdorur softuerin nga ndërmarrja kineze e internetit, Alibaba Group, tha që është duke e anuluar konferencën për të lëshuar pajisjen.

Sipas Acer ky anullim vjen pasi bashkëpunëtori i vet ekzistues, Google, shprehu shqetësime për smartfonin.

“Acer do të vazhdojë të komunikojë me Google dhe ndërmarrja akoma dëshiron të lëshojë smartfonin e ri të bazuar në softuerin Alibaba,” u shpreh një zyrtar nga ndërmarrja Acer, i cili nuk deshi që të emërohej.

Acer kishte planifikuar që të mbante një konferencë për shtyp me Alibaba, që është ndërmarrja më e madhe kineze e internetit me transaksione, gjatë ditës së enjte për të lëshuar smartfonin e ri të quajtur CloudMobile A800.

Smartfoni përdor softuerin nga Alibaba të quajtur Aliyun. Ndërmarrja kishte thënë që pajisja e re do të dalë në shitje gjatë ditës së premte në Kinë.

Alibaba tha që Acer “ishte njoftuar nga Google që nëse produkti përdor SO-në (Sistemin Operativ) Aliyun, Google do të ndalojë bashkëpunimin e vet të lidhur me Androidin dhe licencimin tjetër teknologjik me bashkëpunëtorin tonë… Ne na vjen keq për veprimin e Google.”

Një zëdhënës i Google nuk pranoi që të komentoi në lidhje me këtë.

Acer, tradicionalisht si një prodhues i PC-ve desktopë dhe laptopë, ka qenë duke bërë gjëra të ndryshme në kompjuterët tabletë dhe pajisje të tjera, teksa shitjet e PC-ve mbesin pa gjallëri në mesin e ngadalësimit të ekonomisë botërore.

Ndërmarrja kryesisht ishte mbështetur në sistemin operativ Android të Google për të fuqizuar më tepër se 90 për qind të smartfonëve që i shet kjo ndërmarrje. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Acer shndërron linjën e laptopëve të lojërave në laptopë për krijuesit

Tags >

acer
Lajmet e fundit>