Ekspansioni i viteve të fundit të realitetit virtual ka bërë që Acer të prezantojë produkte sa interesante aq edhe të çuditshme.
I tillë është rasti i fundit i kamerës Holo 360, e para kamër 360 gradëshe e cila mund të kapë përmbajtje 3D dhe jo veëm. Por ajo mund të shikojë dhe krijojë përmbajtje për pajisjet e realitetit virtual.
Pajisja zotëron konektivitet Wi-Fi dhe LTE. Vetë produkti ngjason me një telefon inteligjent dhe mund të përdoret edhe për të realizuar thirrje telefonike.
Megjithatë nuk është dizajnuar për të qenë i tillë. Acer nuk dha informacion për harduerin që fshihet brenda tij. Por konektiviteti celular është padyshim një prej avantazheve kryesore të pajisjes krahasuar me konkurrentët si Galaxy Gear 360. /PCWorld Albanian