Harduer

Acer ka një monitor të ri 4K lojërash

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Prill 2019
0
Monitori përmban tre porta HDMI së bashku me një portë type-C dhe një portë ekrani. Acer ka një monitor të ri 4K lojërash

Acer zbuloi ditën e sotme monitorin më të fundit të lojërave. Modeli 43-inç CG437K ka një frekuencë rifreskimi prej 144hz dhe rezolucion Ultra-HD 4K 3840×2160 piksel.

Vjen gjithashtu me teknologjinë AdaptiveSync për eksperiencën më të mirë të lojërave. Monitori përmban tre porta HDMI së bashku me një portë type-C dhe një portë ekrani.

Ka një sensor i cili përshtat automatikisht shkëlqimin e ekranit në varësi të nivelit të dritës në dhomë ndërsa një sensor proksimiteti vendos kur duhet të zgjojë ekranin dhe kur ta vërë në gjumë kur nuk jeni përpara tij.

Monitori do të shitet në SHBA, Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë në Shtator me çmim bazë prej 1,500 eurosh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Biznesi mobil i Samsung do të lulëzojë vitin e ardhshme me telefonët e parë 5G

Tags >

acer
Lajmet e fundit>