Harduer

Acer me çipat katërbërthamor

Publikuar , 23 Prill 2012
0
Acer me çipat katërbërthamor

Desktopët e rinj i kanë procesorët katërbërthamor Core i5 dhe i7, që janë në mesin e çipave Intel Ivy Bridge që pritet të lajmërohen gjatë të hënës. Sipas një zëdhënësi të ndërmarrjes, Acer do të paraqes llaptopët dhe ultrabookët me procesorët e rinj Core në javët dhe muajt e ardhshëm.

Kompjuterët e tanishëm personalë vijnë me procesorët Core të gjeneratës së dytë të Intel të quajtur Sandy Bridge, që ishin paraqitur në fillim të vitit 2011. Acer tha që testet treguan që procesorët Ivy Bridge mund të ofrojnë më shumë se 20 për qind të përmirësimeve të funksionimin e CPU-s dhe 30 për qind përmirësime në funksionimin e grafikës. Desktopët do të vijnë me opsionet e çipave të veçantë grafikë nga Nvidia dhe pajisjet Advanced Micro për të përmirësuar edhe më tej funksionimin grafikës.

CEO i Intel, Paul Otellini, gjatë javës së kaluar tha që çipat e parë Ivy Bridge do të jenë procesorët katërbërthamor për sistemet “high-end”. Ai gjithashtu tha që çipet nga desktopët dhe llaptopët do të vijnë më vonë gjatë këtij viti. Acer tashmë i ka paraqitur ultrabookët Aspire S5 më herët gjatë këtij viti me çipat Ivy Bridge, duke thënë që oferta për procesorët e rinj ofrojnë funksionim më të mirë teksa mbrohet jetëgjatësia e baterisë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj të gjeneratës së 8-të Intel rrisin shpejtësinë e rrjeteve Wi-Fi

Lajmet e fundit>