Harduer

Acer ndërron procesorët Intel për AMD me laptopët e fundit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Maj 2019
0
Modeli 15.6-inç Nitro vjen me procesorin 2.3Ghz katër bërthama Ryzen 7 3750H dhe kartë grafike të dedikuar Radeon RX 560X. Acer ndërron procesorët Intel për AMD me laptopët e fundit

Acer ka vendosur të mos mbështetet vetëm tek procesorët Intel për laptopët më të fundit. Kompania ka lançuar versione të laptopit të lojërave Nitro 5 dhe modelit super të hollë Swift 3 me procesorë të gjeneratës së dytë Ryzen.

Modeli 15.6-inç Nitro vjen me procesorin 2.3Ghz katër bërthama Ryzen 7 3750H dhe kartë grafike të dedikuar Radeon RX 560X.

Varianti 14-inç Swift 3 ka harduer më modest me procesorin 2.3Ghz katër bërthama Ryzen 7 3700U dhe karta grafika të integruara Vega. Megjithatë blerësit mund të zgjedhin edhe një kartë grafike të dedikuar Radeon RX 540X.

Kompjuterët nuk ndryshojnë shumë nga gjenerata e kaluar përtej procesorëve të rinj. Nitro 5 mban ekranin 1080p dhe vjen me teknologjinë CoolBoost për të parandaluar mbinxehjen gjatë sesioneve të lojërave.

Ndërsa Swift 3 ka ekrani me palosje 180 gradë. Acer vendosi të mos flasë për konfigurime, çmimet apo datat e shitjeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria fillon reduktimin e tarifave roaming për shtetasit e Kosovës

Lajmet e fundit>