Harduer

Acer nxjerr në shitje monitorin Predator Z35P 35 inç me ekran të lakuar

Publikuar , 23 Maj 2017
0
Monitori ka një panel 35 inç me rezolucion të mrekullueshëm prej 3440 x 1440 piksel. Acer nxjerr në shitje monitorin Predator Z35P 35 inç me ekran të lakuar Photo Source: Acer

Monitorët me ekrane të lakuara janë ëndrra e çdo të pasionuarit pas lojërave kompjuterike.

Acer ndërton ekran të tilla që prej 2015-ës me modelin e parë Predator Z35. Tashmë kompania lançoi Predator Z35P, një version i përmirësuar i Z35 me rezolucion akoma edhe më të lartë.

Monitori ka një panel 35 inç me rezolucion të mrekullueshëm prej 3440 x 1440 piksel. Modeli ri është edhe më i hollë dhe ka një gjuhë dizajni edhe më minimaliste.

Pjesa tjetër e specifikave e bëjnë Z35P akoma edhe më joshës: 4 milisekonda kohë përgjigjeje, 300nit shkëlqim maksimal dhe mbështetje për Nvdia G-Sync. I vetmi disavantazh është frekuenca 100 Hz.

Megjithatë raportohet se përdoruesit mund ta rritin këtë frekuencë deri në 120 Hz për përsëri është më poshtë sesa 200 Hz i Z35.

Predator Z35P do të kushtojë 1,099 dollar dhe del në shitje pas tre javësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vivo V11 është një telefon buxhetor me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>