Harduer

Acer prezantoi Chromebook Spin 11 me dizajn 360 gradësh

Publikuar , 23 Janar 2018
0
Gjithashtu kompania prezantoi një tjetër variant të Chromebook 11. Modeli C732 ka në fokus edukimin dhe vjen me një opsion LTE. Acer prezantoi Chromebook Spin 11 me dizajn 360 gradësh

Acer prezantoi Chromebook të quajtur Spin 11, një laptop me dizajn 360 gradësh dhe ekran 11.6-inç.

Chromebook Spin 11 ofron dy lloje procesorësh Pentium ose Celeron, dy porta USB-C 3.1, mbështetje për Google Play dhe ekran me prekje 11.6-inç me rezolucion 1366 x 768.

Acer pretendon se laptopi mund të mbajë baterinë për 10 orë. Spin 11 del në shitje në Mars për 349 dollarë.

Gjithashtu kompania prezantoi një tjetër variant të Chromebook 11. Modeli C732 ka në fokus edukimin dhe vjen me një opsion LTE.

Ai ka procesor Pentium ose Celeron, ekran IPS pa prekje, dy porta USB-C 3.1 dhe dy porta USB-A 3.0.

Çmimi fillon nga 279 dollarë.

Chromebook i fundit që Acer prezantoi është modeli CXI3. Ai mund të pajisjet me procesorë të gjeneratës së tetë Core dhe ka një portë USB-C 3.1, pesë porta USB-A, një HDMI, një ethernet dhe një microSD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Acer Triton 900 është një laptop monstër

Lajmet e fundit>