Harduer

Acer prezantoi monitorin 4K G-Sync Predator X27 me frekuencë 144 Hz dhe HDR

Publikuar , 01 Maj 2017
0
Me X27, Acer i bashkohet Asus dhe monitorit ROG Swift PG27UQ, një prej monitorëve më të mirë ndër vite. Acer prezantoi monitorin 4K G-Sync Predator X27 me frekuencë 144 Hz dhe HDR Photo Source: Acer

Acer ka bërë goxha progres me monitorët e rangut të lartë dedikuar video lojërave e kjo nuk e pengon të investojë edhe më shumë në këtë drejtim.

Kompania prezantoi Predator X27, një monitor 4K 27 inç me frekuencë rifreskimi prej 144Hz dhe teknologjinë G-Sync HDR.

Me X27, Acer i bashkohet Asus dhe monitorit ROG Swift PG27UQ, një prej monitorëve më të mirë ndër vite.

Vitin e kaluar dy kompanitë kishin shprehur ambicjet e tyre për ekrane 4K G-Sync po u mungonin HDR dhe frekuenca 144Hz. Në të shumtën e rasteve HDR frekuenca e lartë gje spektri i gjërë i ngjyrave janë më të rëndësishme për 4K-në.

Në evenimentin CES Acer prezantoi një monitor 4K me frekuencë 144 Hz. Të dy monitorët e Acer dhe Asus do të dalin në shitje në fund të vitit por asnjëri prej tyre nuk jep një çmim dhe datë fikse debutimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me Microsoft Your Phone mund të përdorni aplikacionet Android nga Windows 10

Tags >

acerasus
Lajmet e fundit>