Harduer

Acer prezanton disa pajisje të reja

Publikuar , 30 Prill 2014
0
Acer prezanton disa pajisje të reja

acer-nyc-2014-798x310Kompania Acer ka prezantuar linjën e saj të produkteve më të fundit e përfshirë në këto edhe Liquid Leap, një pajisje elektronike inteligjente e cila mund të gjurmojë aktivitetin fitnes dhe të ndërlidhet me smartfonët. Kompania ishte e heshtur përsa i përket detajeve të Leap përveçse se u deklaruar se ishte 17 mm i gjerë dhe do të ishte i disponueshëm në një numër të kufizuar tregjesh dhe do të vijë në një pako bashkë me smartfonin më të mirë të kompanisë, Liquid Jade, 5-inç. Që të dyja Liquid Leap dhe Jade pritet të lançohen nga fundi i korrikut ose fillimi i muajit gusht, pa plane të menjëhershme për të hyrë në tregun amerikan.

liquid-leap

Bashkë më këtë, kompania gjithashtu prezantoi edhe linjën e saj më të re të NoteBook-ëve, përfshi Acer Aspire Switch 10, një pajisje 2 në 1 10 inç Windows 8.1. Switch 10 vjen i pajisur me një ekran HD IPS, procesor Intel Bay Trail, 2 GB RAM, 64 GB hapësirë të dhënash së bashku me 500 GB të tjera opsionale, si dhe altoparlantë të dyfishtë.

Acer gjithashtu po përhap edhe më tej seritë E të NoteBook-ëve me E14 dhe E15, të kompletuar me funksionalitete për ekranet me prekje. NoteBook-ët 15 inç vijnë me një bateri që mund të rezistojë për disa orë, si dhe mundësinë e përdorimit të gjesteve në TouchPad. Acer Asipire E14 dhe E15 janë të disponueshëm në gjashtë ngjyra. Kjo linjë gjithashtu përfshin edhe Aspire E11 për ata që duan një pajisje më portative, 11.6 inç E14 dhe E15 kanë një çmim fillestar 299 dollarë, dhe E11 me 269 dollarë dhe që të tre pajisjet janë të disponueshme në SHBA, Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi duke filluar nga qershori.

LEXO EDHE:  Acer Triton 900 është një laptop monstër

Për më tepër, Acer gjithashtu shfaqi Iconia Tab 7, një tablet Quad Core, ekran HD IPS dhe konektivitet 3G. Acer gjithashtu prezantoi Iconia One 7 me ekran HD IPS, procesor Intel Dual Core, altoparlantë të dyfishtë dhe opsione më ngjyra të ndryshme të pajisjes ngjashëm me Aspire E14 dhe E15. Iconia Tab 7 do të jetë e disponueshme nga mesi i muajit të ardhshëm në Evropë dhe Azi duke filluar nga 149 Euro, ndërkohë që Iconia One 7 vjen në SHBA nga fundi i qershorit për 129 dollarë. (PCWorld Albanian)

acer-iconia-one-7-730x730

Tags >

acer
Lajmet e fundit>