Harduer

Acer shndërron linjën e laptopëve të lojërave në laptopë për krijuesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Prill 2019
0
Acer prezantoi tre modele: ConceptD 9, ConceptD 7 dhe CondeptD 5. I pari është flagshipi i linjës dhe Acer thotë se shërben për vizatim dhe punë 3D Acer shndërron linjën e laptopëve të lojërave në laptopë për krijuesit

Acer prezantoi ditën e sotme një linjë të re laptopësh premium krijuar dizajnuar specifikisht për krijuesit.

Kompania esencialisht mori laptopët e lojërave dhe i shndërrohet në laptopë për editimi profesional të videove dhe ilustrime.

Acer prezantoi tre modele: ConceptD 9, ConceptD 7 dhe CondeptD 5. I pari është flagshipi i linjës dhe Acer thotë se shërben për vizatim dhe punë 3D. Ka një ekran 4K 17.3-inç dhe bosht Ezel Aero.

Vjen me procesor Core i9 të gjeneratës së 9-të, deri në 32GB RAM, kartë grafike RTX 2080 dhe 512GB ose 1TB NVMe SSD. ConceptD 9 përdor të njëjtët ajrues 3D Aeroblade të linjës së laptopëve të lojërave.

Acer

ConceptD 7 është më pak i vogël, me ekran 15.6-inç 4K dhe specifika më pak të fuqishme. Fuqizohet nga një procesor Core i7, grafika RTX 2080 ose 2060 dhe 32GB RAM e Intel Core i9 të gjeneratës së 9.

Ngjan më shumë me një laptop tradicional dhe nuk ka ekranin e konvertueshëm të ConceptD 9.

Së fundi vjen ConceptD 5. Është modeli më i lirë me specifikat më të ulëta por mbetet laptop i fuqishëm. Ashtu si ConceptD 7 ka ekran 4K 15.6-inç por procesor Core i7 ose i5 të gjeneratës së 8-të dhe grafika AMD Radeon RX Vega.

RAM është i kufizuar në 16 ose 8GB me opsione memorie SSD prej 256GB, 512GB dhe 1TB.

Acer ende nuk ka dhënë detajet e çmimit apo datën e debutimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google mund të gjobitet për herë të tretë nga Komisioni Evropian

Tags >

acer
Lajmet e fundit>