Vëzhgim

Acer shpreson të zë hapin me Apple, në tregun e tabletëve

Publikuar , 26 Nëntor 2010
0
Acer shpreson të zë hapin me Apple, në tregun e tabletëve

Ai priste që Acer të marrë 10 deri 20 përqind të fushës së marketingut menjëherë pas këtyre lansimeve, e poashtu të marrë drejtimin nga iPad më vonë. Problemi i Apple ishte fokusi i saj në qendrën e SHBA, problem i cili mund ta dëmtojë atë derisa Acer dhe kompanitë tjera ishin të orientuar në gjithë botën.

Shitjet e iPad të Apple gjithashtu ishin zvogëluar në javët e kaluara, ai tha për Digitimes, pa ofruar prova.

Lanci shtoi se Acer mund të përfitojë nga shkalla e biznesit të kompjuterëve personal dhe shpërndarjen e këtij biznesi për të marrë në dorë tregun nga të gjitha kompanitë tjera, duke përfshirë edhe rivalin e saj aziatik, Samsung. Krijuesi i Galaxy Tab dhe ata që e pëlqejnë atë zakonisht kanë bërë shitje nëpër shitore tradicionale, ku një projektues i kompjuterit kishte rrugë më të përshtatshme të përdorte shitjen me pakicë. Kontaktet e shumta ishin duke ndihmuar të bëjnë marrëveshje për Alivestore, e cila shpresonte t’i mbante përdoruesit besnik ndaj markës.

Pritjet e kompanisë janë agresive për shkak të startimit të vonshëm në treg nga kompania. iPad i Apple aktualisht ka 95.5 përqind të tregut dhe nuk do të përballet me ndonjë konkurrencë nga tabletat e Acer deri në prill, një vit të plotë pasi iPad kishte arritur në dyqane. Zyrtarët e Acer gjithashtu kanë qenë këmbëngulës që netbook-ët do të mbjetojnë edhe pasi që shitjet kanë rrënë dukshëm dhe shitësit kanë ulur çmimet për interesat e tyre. Kryetari JT Wang, shkoi aq larg sa të karakterizoi iPad si një mjet të paarsyeshëm që së shpejti do të shoh blerësit logjikisht të kthehen në kompjuterët personal të Acer.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Apple nuk ka dhënë ndonjë shenjë të shitjeve të ngadalësuar dhe ka marrë edhe disa masa parandaluese nga arritja e disa marrëveshjeve të tij më të hershme për të shitur iPad me shërbimin 3G./pcworld.al

Lajmet e fundit>