Harduer

Acer sjell në realitet laptopin me ekran të dyfishtë

Publikuar , 23 Nëntor 2010
0
Acer sjell në realitet laptopin me ekran të dyfishtë

Emri është i përshtatshëm duke pasur parasysh se ky është një laptop i parë që lë në baltë një tastierë fizike në favor të një ekrani të dyfishtë, të bashkangjitur me një faktor përcaktues, identik sikur me një laptop standard. Iconia punon me Windows 7 Home Premium, dhe përmban një ekran 14-inçësh, me definicion të lartë të paketuar në një dizajn të bukur, që mbyllet. Ekrani i sipërm luan rolin e monitorit primar, derisa ekrani që qëndron paralel me sipërfaqen e ekranit të sipërm shërben si një panel për navigacion, e cila shfaq një tastierë të gjerë në ekran, një touch-wheel dhe kontrollorë on-screen touch, apo edhe një vazhdim të imazhit nga ekrani primar. Mundësitë tjera në mënyrë efektive sigurojnë një pajisje telefonike me ekran të dyfishtë për prezantime apo edhe faqe komplekse për studime përgjatë dy monitorëve, apo të shikoni një dokument në njërin monitor, dhe një tjetër në monitorin e dytë.

Mendojeni sikur një panel kontrolli i Star Trek: The Next Generation ka ardhur në jetë. Acer ka projektuar mbulesën e ndërfaqes, të quajtur Acer Ring, dhe që e bën të lehtë qasjen e dokumentit nga uebfaqet, ridimensionimin e fotografive, dhe navigimin e përmbajtjes suaj të bibliotekës. Një SDK për këtë projekt nuk do të jetë në dispozicion deri në dhjetor, kështu që tani për tani ju do të jeni të kufizuar në çfarëdo përgatitje të softuerit që Acer ka projektuar. Nga prezantimi demo në New York, duket se Acer ka vënë një përpjekje të madhe në sigurimin e kontaktit të optimizuar me prekje. Për shembull, të vendosni pesë gishtërinjë në sipërfaqen e ekranit të rrafshët do të aktivizohet ndërfaqja Acer Ring, që mundëson qasjen në fotot tuaja dhe muzikën, si dhe shfletimin në Web.

LEXO EDHE:  Xiaomi shpjegon teknologjinë e re të kamerës transparente nën ekran

Në veçanti, Acer është duke theksuar konsumin dhe qasjen në multimedia shumë lehtë, sidomos duke pasur parasysh futjen e sistemit për prezantimin e përmbajtjes së materialit tuaj, Alive, në SHBA në qerekun e dytë të 2011, dhe Clear-fi, një pajisje e rrjeteve për ta bërë të thjeshtë hyrjen tuaj në përmbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe shërbimeve të njohura ne ueb siç janë Facebook dhe Flickr. Techradar.com në ndërkohë ka njoftuar se Acer Iconia përmban një Calpella i5 procesor, Intel HD graphics, 2x DDR3 memorje, dhe një bateri me jetëgjatësi deri në rreth tre orë. Sistemi gjithashtu ka një port USB, Wi-Fi dhe një lidhje 3G, si dhe HDMI.

Derisa dizajni unik Iconia morri një pjesë të madhe të vëmendjes, Acer gjithashtu paraqiti tableta të Android 7-inçëshe dhe 10-inçëshe, tablet 7-inçëshe me Windows 7, dhe 5-inç smartphone Android. Tableta e Windows ka të ngjarë të dal në treg në shkurt, sipas shefit ekzekutiv, Gianfranco Lanci. “Për të tjerët, kjo është më pak nën kontrollin tonë. Kjo varet kur sistemi operativ i Android është në dispozicion,” tha anci.  “Ne nuk duam që të nxjerrim një tablet me një telefon me sistem operativ.”/pcworld.al

Lajmet e fundit>