Harduer

Acer Spin 7 është laptopi i parë me procesorin 5G të smartfonëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Shtator 2020
0
Sigurisht pretendimet se jetëgjatësisë së baterisë për disa ditë varen nga niveli i përdorimit por duke e përshkruar si të tillë bëhet më joshës për përdoruesit. Acer Spin 7 është laptopi i parë me procesorin 5G të smartfonëve

Ace prezantoi laptopin e parë 5G në IFA 2020. Acer Spin 7 nuk është vetëm laptopi i parë 5G i Acer, por gjithashtu laptopi i parë me procesorin e ri Snapdragon 8CX Gen 2 që sjell arkitekturën mobile tek kompjuterët.

Ky procesor sjell mbështetje për teknologjinë 5G mmWave dhe nën-6Ghz. Laptopi mund të shndërrohet në një tablet përmes një boshti 360 gradësh.

Ekrani është një panel 14-inç IPS FHD me prekje dhe xham Gorilla Glass. Laptopi ka dy porta USB-C dhe një postë USB-A për pajisjet e vjetra.

Një tjetër tipar dallues i këtij laptopi është jetëgjatësia e baterisë. Acer beson se Spin 7 mund të mbajë bateri për disa ditë dhe kjo falë kombinimit të procesorit për smartfonët Snapdragon i dizajnuar për laptopët dhe teknologjinë e fundit të baterisë.

Sigurisht pretendimet se jetëgjatësisë së baterisë për disa ditë varen nga niveli i përdorimit por duke e përshkruar si të tillë bëhet më joshës për përdoruesit.

Së fundi laptopi ka një laps stylus me 4,096 nivele presioni që mund të kapet në pjesën anësore të kompjuterit për tu rikarikuar.

Mbetet më shumë për tu mësuar rreth laptopit por ajo që ka për të qenë në qendër të vëmendjes është jetëgjatësia e baterisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp është hakuar për të përgjuar zyrtarë të lartë të SHBA dhe aleatëve