Harduer

Acer Triton 900 është një laptop monstër

Publikuar , 08 Janar 2019
0
Hardueri është i fuqishëm. Procesori Intel Core i7-8750H shoqërohet nga 16 ose 32GB RAM dhe 1TB SSD. Acer Triton 900 është një laptop monstër

Në Gusht të vitit të kaluar në aktivitetin IFA në Berlin, Acer prezantoi një laptop lojërash “të çmendur” me një bosht me të cilin mund të ktheni ekranin e laptopit ngado.

Triton 900 atëherë ishte thjeshtë një koncept dhe jo të gjitha specifikat ishin të ditura por në CES në Las Vegas Acer e zbuloi të tërin.

Acer Triton 900 është një kompjuter i cili ju lejon të ndryshoni drejtimin e ekranin 17.3-inç  më lirisht sesa ju mundëson një laptop konvencional.

Hardueri është i fuqishëm. Procesori Intel Core i7-8750H shoqërohet nga 16 ose 32GB RAM dhe 1TB SSD.

Laptopi vjen me kartën e re grafike të Nvidia RTX2080 me 8GB RAM. Ekrani ka rezolucioni 4K dhe mbështet G-Sync.

E gjitha sa u tha më lart nuk ka për të kushtuar pak, plot 3,999 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  EOS rekord transaksionesh në blockchain, 3097 në sekond

Lajmet e fundit>