Harduer

Acer bëhet gati të sfidojë tabletin e popullarizuar Apple iPad

Publikuar , 24 Nëntor 2010
0
Acer bëhet gati të sfidojë tabletin e popullarizuar Apple iPad

Dallimi mes opsioneve me bazë në Android është në rend të parë në madhësi: njëri do të jetë një version 7 inçësh dhe tjetri 10.1 inçësh. Modeli 7 inçësh do të jetë i përkushtuar më shumë drejt ofrimit të mobilitetit dhe ofron një rezolucion ekrani 1280 me 800 piksela, me një ratë aspekti 16 me 10. Tableti më i vogël Android gjithashtu veçohet me një kamerë të përparme HD, përkrahë Android dhe sjellë një përvojë vërtetë të jashtëzakonshme të zërimit përmes Dolby Mobile Technology.

Tableti 10.1 inç është paksa më i madh sesa ekrani 9.7 inç i iPad, dhe me trashësi prej vetëm 13.3 mm gjithashtu është edhe më i hollë. Ai do të veçohet me ekran 1080p, mbështjellës të punuar nga alumini dhe një teknologji 10 pikëshe multi-touch dhe kontroll me gyro-meter për lojëra.

Acer Windows TabletTë dy modelet Android ofrojnë përkrahje për HDMI dhe lidhje pa tela përmes Wi-Fi dhe 3G. Ata thuhet se do të paraqiten në treg në prill të vitit të ardhshëm.

Tableti me Windows 7 do të ofrohet si një model 10.1 inç. Ai veçohet me një kamerë të përparme dhe të prapme 1.3 MP, stacion lidhës që përfshin një tastierë të plotë fizike, dhe në anën tjetër do të jetë 15 mm i trashë, që është paksa më i trashë sesa modeli 10.1 inç me bazë në Android. Do të  ketë gjithashtu përkrahje për Wi-Fi dhe 3G, ndërsa në treg do të paraqitet më vonë se modelet Android, përkatësisht në shkurt të vitit 2011. /pcworld.al

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Lajmet e fundit>