Harduer

Acer po zhvillon një konkurrent të MacBook Air?

Publikuar , 12 Shkurt 2010
0
Acer po zhvillon një konkurrent të MacBook Air?

Sipas agjencionit të lajmeve Taiwan Economic News, Acer do të paraqet një laptop ultra të hollë dhe me dizajn shumë të bukur, që do të tërheq tërë vëmendjen e MacBook Air drejt tij.

Raporti pretendon se laptopi i ri i hollë paraqet një lëvizje të mençur të kësaj kompanie, për të sfiduar pozicionin e HP-së në treg. Së fundi Acer ka tejkaluar prodhuesin e kompjuterëve Dell, në terme të shitjeve globale të kompjuterëve.

Timeline CULV (Consumer Ultra Low Voltage) nga Acer gjatë vitit të kaluar ishte një produkt me prezantim të shkëlqyer, e ky laptop i hollë, që do të jetë 1.9 cm i trashë (njëjtë sikurse MacBook Air), sipas Acer do të jetë një sukses edhe më i madh.

Raporti thekson se laptopi i ri do të paraqitet në treg gjatë këtij viti dhe padyshim që do të jetë triumfi i kësaj kompanie për vitin 2010. Electronista pretendon se ky laptop i hollë nga Acer do të ketë shpejtësi të afërta me një laptop të madhësisë së plotë dhe do të shfrytëzojë CPU Core i5 dhe i7 të energjisë së ultë, të cilat normalisht kanë  1.2 GH.

Acer ka një pozitë të shkëlqyer në arenën e laptopëve, por duke ngacmuar konkurrencën kjo kompani ka shprehur dëshirën për të lëvizur nga pozita numër dy në pozitën numër një,

Qëndroni me ne dhe do të kuptoni më shumë rreth misterit 1.9 centimetërsh…

LEXO EDHE:  Microsoft ndalon shitjet e laptopëve Huawei

Lajmet e fundit>