Biznes

Acrobat.com: Një zgjidhje e shkathët për ndarjen e dokumenteve

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Acrobat.com: Një zgjidhje e shkathët për ndarjen e dokumenteve

Acrobat i Adobe, një aplikacion shtesë për krijimin e dokumenteve të bazuara në rrjet, ofron një listë shërbimesh për të ndihmuar bizneset në drejtim të bashkëpunimit për ndarjen e dokumente. Shërbimet përfshijnë konferencat në rrjet edhe në versionin Beta si dhe mundësinë e konvertimit të një numri të kufi zuar të dokumenteve në PDF. Në testet e mia, Acrobat. com ka funksionar shumë mirë me versionin Beta të Acrobat 9, që ishte paraparë të lançohej në mes të qershorit, së bashku me versionin falas të Acrobat Reader.

Por edhe nëse nuk përdorni aplikacionet e Adobe, mund të përfi toni shumë nga Adobe. com, nëse punoni me ndonjë software tjetër për krijimin e dokumenteve PDF. Acrobat. com ka katër komponentë themelorë: procesorin e tekstit të quajtur Buzzword, ndarjen e dokumenteve online nëpërmjet Share, konvertuesin e PDF-së për pesë dokumente falas në muaj, të ofruar brenda Share dhe ConnectNow për konferencat personale online.

 

Procesori i tekstit Buzzword, i bazuar në flash, mbulon gjërat themelore, duke përfshirë formatimin, tabelat dhe importimin e imazheve. Menytë e tij janë shumë të lehta për t’u përdorur dhe koha e përgjigjes është shumë e shpejtë. Mund të vendosni ta ndani një dokument me çdokënd që ka akses, apo mund ta kufi zoni ndarjen për përdorues të veçantë të Adobe.com. Të drejtat e përdoruesve, të caktuara nga kushdo që e vendos dokumentin në Adobe.com, përfshirë Bashkautorin me privilegje për redaktim të plotë, Rishikuesit që mund të shtojnë vetëm komente dhe Lexuesit që, vetëkuptohet, vetëm mund ta lexojnë. Komentet e secilit pjesëmarrës shfaqen në ngjyra të ndryshme. Mund t’i ruani dokumentet Buzzword në disa formate të njohura si p.sh. Word (.doc, .docx apo .xml), .rtf, dhe .txt. Gjithashtu mund t’i eksportoni në format HTML apo PDF.

LEXO EDHE:  Shefi i Amazon shet aksione me vlerë 2.8 miliardë dollarë

Ndarja e dokumenteve cakton një URL të veçantë për secilin dokument që ngarkoni. Keni 6 GB hapësirë për ruajtje! Për të ndarë një dokument duhet të shkruani adresën e-mail të personit tjetër dhe shërbimi i dërgon atij një link me anë të një mesazhi e-mail. Një mundësi tjetër për ndarje është vendosja e dokumenteve publike një faqe interneti apo blog. Acrobat.com ofron shërbim për ndarjen e formateve PDF që kërkon Acrobat 9. Ky inovacion i bazuar në Web mund të jetë i përdorshëm për bizneset që aktualisht duhet të ndërtojnë serverë për këto gjëra të përditshme. Acrobat. com ju mundëson të shtoni komente në dokumentet PDF dhe, nëse posedoni Acrobat 9, shkrime të tjera të teksteve, si flash video, që i përkrah aplikacioni i desktopit.

Konferenca në Rrjet: Shërbimi i Acrobat.com ConnectNow mundëson konferencat në Rrjet për tre pjesëmarrës (për të shtuar më shumë pjesëmarrës përreth tavolinës, duhet ta avanconi në Connect Pro). Mund ta ndani desktopin dhe të bashkëpunoni në një dokument në kohë reale. Gjithashtu ju mund të merrni shënime të takimeve në një pod të shënimeve, të shkëmbeni porosi, apo të komunikoni përmes audiove, duke e përdorur një shtesë opsionale të konferencës nga shërbimi Vapps, por ky shërbim ka një çmim ekstra. Pasi të përfundojë koha e testimit (Adobe nuk ka vënë ende një datë përfundimtare), kompania do të vërë çmime për versionin premium të Acrobat.com, i cili përshin një kapacitet të pakufi zuar për ruajtjen e informacionit dhe karakteristika të tjera të papërfunduara ende. Versioni themelor i këtij shërbimi do të mbetet falas. Dhe në fund më duhet t’ju them se karakteristikat e bashkëpunimit te Acrobat.com janë superiore në krahasim me Google Docs dhe me konkurentët e tjerë, ndaj rekomandoj ta provoni.

LEXO EDHE:  Çështja Huawei, shkarkohet Sekretari Britanik i Mbrojtjes

Lajmet e fundit>