Biznes

Activision Blizzard aprovon shitjen tek Microsoft

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2022
Është i njëjti autoritet që pak javë më parë doli kundër blerjes së ARM nga Nvidia dhe hapi hetim ndaj blerjes së Instagram dhe WhatsApp nga Meta. Activision Blizzard aprovon shitjen tek Microsoft

Aksionerët e Activision Blizzard kanë votuar në favor të blerjes 68.7 miliardë dollarëshe nga Microsoft. Më shumë se 98% e aksionerëve që votuan në takimin e mbajtur ditën e Enjte aprovua shkrirjen e kompanisë.

Marrëveshje nuk është finalizuar ende dhe mund të dështojë. Kjo sepse Komisioni Federal Tregtar në SHBA është duke rishikuar marrëveshjen nëse është në përputhje me ligjin.

Është i njëjti autoritet që pak javë më parë doli kundër blerjes së ARM nga Nvidia dhe hapi hetim ndaj blerjes së Instagram dhe WhatsApp nga Meta.

Microsoft dhe Activision Blizzard gjithashtu kanë nevojë për miratimin rregullator të Britanisë, Bashkimit Evropian, Kinës dhe disa vendeve të tjera të botës.

Kompanitë shpresojnë që shkrirja të përmbyllet në Qershor të 2023. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja modelet iPhone ku WhatsApp do të ndalojë se funksionuari