Blog

Adam Mosseri emërohet në krye të Instagram

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Në një postim në blog Mosseri konfirmoi se do të mbikëqyrë të gjitha operacionet e Instagram. Adam Mosseri emërohet në krye të Instagram

Rrjeti social Facebook emëroi Adam Mosseri në krye të aplikacionit të shpërndarjes së fotove një javë pasi bashkëthemeluesit dhanë dorëheqjen.

Mosseri i cili ju bashkua Facebook në 2008-ën kishte shërbyer si zëvendës president i produktit pranë Instagram.

Më parë ai ka drejtuar ekipin e News Feed dhe shpenzoi një dekadë punë afër ekzekutivit Mark Zuckerberg.

Në një postim në blog Mosseri konfirmoi se do të mbikëqyrë të gjitha operacionet e Instagram.

Javën e kaluar bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger dhanë dorëheqjen si CEO dhe CTO të Instagram duke mos dhënë më shumë shpjegime.

Shumë media spekuluan se dyshja kishte pasur përplasje dhe tensione me ekzekutivin e rrjetit social Facebook. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>