Harduer

Adidas lançon një orë inteligjente vetëm për vrapuesit

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Adidas lançon një orë inteligjente vetëm për vrapuesit

AdidasTë mërkurën, gjigandi i veshjeve sportive Adidas, shtoi në listën e orëve inteligjente në treg një model të ri i cili është dizajnuar posaçërisht për t’u përdorur nga vrapuesit.

Paul Gaudio, zv. President i Adidas Interactive, u shpreh gjatë konferencës GigaOM Mobilize në San Françisko se ora do t’i ndihmojë përdoruesit të ndjekin ritmin e zemrës si dhe do t’u shfaqë atyre asistencë stërvitjeje përmes ekranit apo përmes dridhjes. Çmimi është 399 $ dhe do të fillojë të shitet duke filluar nga 1 nëntori.

Mesa duket, orët inteligjente po shndërrohen në trendin e rradhës në fushën e teknologjisë. Sony, Samsung, madje edhe Nissan e kanë një të tillë. Po ashtu, vazhdojnë thashethemet për një orë që mund të lançohet shumë shpejt nga Apple dhe Google.

AdidasWatchOra e Adidasit vjen vetëm një ditë pasi Nike lajmëroi Nike+ Fuelband SE, i cili është një shirit fitnesi që ndihmon gjurmimin e trupit gjatë kohës në lëvizje. Ai kushton 250 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Publikohen fotot e para të Apple iPhone XS

Lajmet e fundit>