Lajmet

Administratorët e G Suite mund të ndryshojnë fjalëkalimet e përdoruesve në telefonët Android

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Google tha se dy funksione të reja do të shtohen për administratorët e G Suite. Nëse një punonjës humbet telefonin e tij, administratorët mund ta kyçin me fjalëkalim derisa të lokalizohet. Administratorët e G Suite mund të ndryshojnë fjalëkalimet e përdoruesve në telefonët Android

Një studim i fundit i IBM sugjeronte se kostoja mesatare e një sulmi kibernetik është 3.86 milionë dollarë ndërsa mega sulmet mund tu kushtojnë kompanive deri në 350 milionë dollarë.

Me miliona telefonë që vidhen çdo vit, kompanitë kanë vuajtur kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave të tyre dhe si rezultat konsumatorëve.

Administratorët e G Suite kanë privilegjin të bllokojnë por edhe formatojnë telefonët Android përmes panelit të G Suite.

Google tha se dy funksione të reja do të shtohen për administratorët e G Suite. Nëse një punonjës humbet telefonin e tij, administratorët mund ta kyçin me fjalëkalim derisa të lokalizohet.

Kështu administratorët nuk kanë pse të formatojnë telefonët. Gjithashtu administratorët tashmë mund të ndryshojnë fjalëkalimin duke u ardhur në ndihmë punonjësve që kanë harruar kredencialet e tyre.

Këto funksione të reja janë të disponueshme vetëm për kompanitë që janë pjesë e planeve G Suite Business dhe Enterprise si dhe kanë të aktivizuar funksionin “Advanced Mobile Management.”

Lajmet e fundit>