Lajmet

Administratorët e grupeve të Facebook mund të caktojnë anëtarët si ekspertë

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2021
Njerëzit e ftuar për të qenë ekspertë në këto grupe mund të zgjedhin ta pranojnë ose jo ftesën. Nëse e pranojnë një etiketë do të shfaqet ngjitur me emrin e tyre. Administratorët e grupeve të Facebook mund të caktojnë anëtarët si ekspertë

Rrjeti social Facebook lançoi një funksion të ri për administratorët e grupeve të cilët tashmë mund të dizajnojnë ekspertë.

Me funksionin e ri Facebook thotë se ekspertët do të dallohen nga përdoruesit e thjeshtë në diskutime duke nxjerrë në pah fushën e tyre të ekspertizës.

Administratorët e grupeve kanë fuqinë për ti dhënë titullin thuajse çdo anëtari që ata dëshirojnë. Rrjeti social beson se me funksionin e ri vjen një mënyrë për të promovuar zëra të aftë dhe me njohuri në këto grupe.

Njerëzit e ftuar për të qenë ekspertë në këto grupe mund të zgjedhin ta pranojnë ose jo ftesën. Nëse e pranojnë një etiketë do të shfaqet ngjitur me emrin e tyre.

Në mesin e grupve aktive në Facebook aktualisht janë 70 milionë administratorë dhe moderatorë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Apple mund të përplasen në gjykatë

Tags >

Facebook