Lajmet

Administratorët mund të bëjnë para nga grupet e Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2021
Këto funksionalitete kanë të bëjnë me shitblerjen, ngritjen e financimeve dhe funksione abonimi. Administratorët mund të bëjnë para nga grupet e Facebook

Facebook ka vendosur të sjellë funksionalitete të monetizimit në një tjetër pjesë të shërbimi: grupet. Rrjeti social më i madh në botë ka filluar të testojë mjetet e reja me të cilat administratorët e grupeve mund të bëjnë para.

Këto funksionalitete kanë të bëjnë me shitblerjen, ngritjen e financimeve dhe funksione abonimi.

Administratorët kanë tre mënyra monetizimit të komuniteteve të tyre. dy të para shitblerje dhe ngritja e financimeve janë të ngjashme si në çdo pjesë tjetër të platformës.

Ajo që përbën risi janë “nën-grupet” me pagesë. Konkretisht janë grupe të vogla brenda grupeve me anëtarë të cilët paguajnë një tarifë mujore për të qenë pjesë.

Kështu rrjeti social ju jep mundësinë administratorëve të ofrojnë paketa abonimi si mënyrë për të bërë para.

Përveç mjeteve të monetizimit Facebook solli edhe disa funksionalitete të reja kryesisht në përshtatjen e pamjes. Community Chats janë një mënyrë ku administratorët dhe moderatorët e grupeve komunikojnë me më lehtësi.

Një seksion i ri “featured” ju shërben administratorëve për të ngjitur përmbajtjet që qëndrojnë në krye të grupit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  2.9 miliardë njerëz në botë nuk kanë përdorur kurrë internetin

Tags >

Facebook