Biznes

Administratori i Mt.Gox kërkon shtyrjen e afatit të rehabilitimit civil për në Dhjetor

Nov 23 2018
0 Shpërndarje
Një bursave më të mëdha në botë për nga volumi tregtar, Mt.Gox zyrtarisht aplikoi për likuidim në Prill të 2014-ës pasi tha se 850,000 bitcoin ishin vjedhur ku disa prej tyre u gjetën më vonë. Administratori i Mt.Gox kërkon shtyrjen e afatit të rehabilitimit civil për në Dhjetor

Nobuaki Kobayashi, administrator i besuar bursës së falimentuar Mt.Gox, kërkoi që të shtyhet afati i rehabilimit civil për në Dhjetor.

Kobayashi bëri të ditur se ai do të kërkojnë nga gjykata të shtyjë këtë proces për në 26 Dhjetor 2018.

Afati i parë ishte data 22 Tetor por ndërsa kreditorët gjenden në vend të ndryshme të botës, ai tha se duhet më shumë kohë për mbylljen e procesit.

Sistemi online për kërkimin e rehabilimit është ende i aksesueshëm dhe kreditorët të cilët nuk mund të aksesojnë sistemin duhet që manualisht të paraqesin kërkesat e tyre tek administratori jo pas datës 26 Dhjetor.

Një bursave më të mëdha në botë për nga volumi tregtar, Mt.Gox zyrtarisht aplikoi për likuidim në Prill të 2014-ës pasi tha se 850,000 bitcoin ishin vjedhur ku disa prej tyre u gjetën më vonë.

Në të njëjtën kohë rrëzoi pretendimet për një plan rehabilimit.

Pas një beteje të gjatë, kreditorët fituan në Qershor të 2018-ës kur gjykata e Tokios urdhëroi nisjen e një peticioni për rehabilimin civil.

Tashmë nëse gjykata aprovon shtyrjen e afatit në Dhjetor, kreditorët do të kenë më shumë kohë për të dërguar kërkesat e tyre. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>