Harduer

Adobe blen Satellite për të përmirësuar reklamimin

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Adobe blen Satellite për të përmirësuar reklamimin

Pas blerjes së platformës për marketing Neolane për 600 milionë dollarë, Adobe gjatë ditës së mërkurë ka realizuar blerjen e katërt gjatë vitit 2013.

Për të fuqizuar më tepër marketingun dhe biznesin e vet analitik, Adobe ka blerë Sallite, që është një teknologji për menaxhim të etiketave që ndihmon reklamuesit me analitikë dhe ndjekje përgjatë uebfaqeve.

Satellite është pjesë e një agjencie më të madhe interaktive marketingu të quajtur Search Discovery. Lajmi ishte dërguar me e-mail tek CNET nga Sallite me bazë në Atlanta. Mediat po kërkojnë për kushtet financiare të marrëveshjes dhe nëse ndërmarrja Search Discovery është duke e shitur njësinë e vet Satellite, apo e tërë ndërmarrja është duke iu bashkuar ndërmarrjes Adobe.

Satellite thotë në letrën e vet për konsumatorë që do të vazhdojë të operojë një shërbim të zakonshëm biznesi “për momentin”.

Siç duket, domethënia kryesore e kësaj për Adobe është e dyfishtë. E para, është duke sjell një pjesë tjetër të funksionimit në Marketing Cloud të vet. Ai portofol tashmë ofron shërbime si Analitikë, Shënjestrim (Targeting), Shërbime Shoqërore, Menaxher i Përvojës, Rregullues për Media, e po ashtu edhe shërbimet e reja nga Neolane.

Ideja kryesore e shërbimeve për menaxhim të etiketave është që të rregullohet kodi për shërbime të ndryshme analitike, si dhe shërbime të reklamimit, të përdorura nga uebfaqet për të vëzhguar se si përdoret përmbajtja e tyre.

Çdo pjesë e kodit analitik/reklamues nënkupton bisedim me shërbimet e ndryshme të palës së tretë dhe që mund të ngadalësojnë një faqe. Satellite thotë që shpejton kohën e hapjes së faqeve duke rregulluar atë kod dhe duke e marrë nga gjuha markup që qëndron prapa faqes.

LEXO EDHE:  Lightroom rikthehet në Mac App Store

Kjo gjë synohet edhe për ndërmarrjet e mëdha, edhe për të vogla, të cilat mund ta përdorin platformën për të menaxhuar disa uebfaqe. (Kjo do të nënkuptonte që Adobe mund ta përdor atë si ofertim i bazuar në cloud, me SME të shënjestruar.) (PC World Albanian)

adobe cloud

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>