Ishte paralajmëruar që Adobe do ti jepte fund mbështetjes për softuerin Flash më 31 Dhjetor 2020, dhe ashtu ndodhi. Ndërsa Adobe nuk do të fillojë bllokimin e Flash deri më 12 Janar, shfletuesit kryesor do të bllokojnë përmbajtjet që nga dita e sotme.
Flash gjeti mbështetje të madhe gjatë historisë së webit dhe është kjo arsyeja pse funerali i tij zgjati kaq shumë. Shfletuesit filluan gradualisht të braktisnin Flash në fillim të dekadës së kaluar dhe Adobe ju kërkoi zhvilluesve të kalojnë në HTML5.
Gjërat u zyrtarizuan në 2017-ën kur Adobe lajmëroi fundin e mbështetjes. Edhe pse fundi i Flash ka ardhur, softueri do të jetojë në Arkivin e Internetit që ka vendosur të ruajë disa prej lojërave dhe animacioneve si artefakte historike. /PCWorld Albanian