Lajmet

Adobe i jep lamtumirën Flash Player me përditësimin e fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Dhjetor 2020
“Duam të falenderojmë të gjithë konsumatorët dhe zhvilluesit të cilën e kanë përdorur dhe kontribuar për vite me radhë në dy dekadat e fundit.” Adobe i jep lamtumirën Flash Player me përditësimin e fundit

Pak javë përpara se ti japim lamtumirën Flash, Adobe dërgoi ditën e sotme përditësimin e fundit tek Flash Player. Në vend të një paraqitjeje të ndryshimeve që sjell ky version, Adobe e shfrytëzoi për ti dhënë lamtumirën.

“Sot është përditësimi i fundit i Flash Player për të gjitha vendet e botës me përjashtim të Kinës,” shkruante Adobe. “Duam të falenderojmë të gjithë konsumatorët dhe zhvilluesit të cilën e kanë përdorur dhe kontribuar për vite me radhë në dy dekadat e fundit.”

Nga data 31 Dhjetor kompania do të ndalojë së mbështeturi Flash Player dhe përmbajtjet e saj do të bllokohen nga 12 Janari. Adobe ju bën thirrje përdoruesve të ç’instalojnë Flash Player nga sistemi në mënyrë që të mbrojnë kompjuterët e tyre.

Softueri ka qenë teknologjia kryesore e uebit për dekada. Përdorimi ka rënë në vitet e fundit ndërsa standardet e hapura si HTML5, WebGL dhe WebAssembly fituan popullaritet për shkak edhe të sigurisë që kanë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp lançon limitin e ri të video thirrjeve në grup