Vëzhgim

Adobe i kundërpërgjigjet letrës së Steve Jobs

Publikuar , 30 Prill 2010
0
Adobe i kundërpërgjigjet letrës së Steve Jobs

Në letrën e tij Steve Jobs, e bëri tërësisht të qartë se nuk ka vend për Flash në iPhone në të ardhmen e afërt dhe numëroi arsye të shumta në lidhje me këtë.

Adobe iu përgjigj letrës së hapur, me një postim në blog të titulluar “Lëvizja përpara”, ku thjeshtë u shpjeguan qëllimet e Adobe për të lëvizur para pa Apple dhe qëllimet për të zhvilluar Flash për platforma tjera duke përfshirë platformën Android, të Google.

“Në mëngjesin e ditës së sotme Apple postoi disa mendime në lidhje me Flash në ueb faqen e tyre. Çështja primare është se Apple po zgjedh rrugën e bllokimit të aplikacioneve të shumë përdorura të Adobe, si dhe një mori teknologjish tjera nga prodhues tjerë”.

Mosmarrëveshja mes Adobe dhe Apple në lidhje me flash ka filluar të kthehet në një arenë luftimit mes këtyre dy kompanive, dhe letra e hapur e postuar dje nga Jobs ishte kulmi i betejës, dhe ajo shërbeu për një qëllim të vetëm, që ta bëjë tërësisht të qartë tek të gjithë se kurrë nuk do të ketë Flash në platformën iPhone.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>