Lajmet

Adobe lançoi tre aplikacione të reja në Android, Photoshop Fix, Comp CC dhe Sketch

Publikuar , 03 Nëntor 2016
0
Adobe lançoi tre aplikacione të reja në Android, Photoshop Fix, Comp CC dhe Sketch

adobe-android-apps-100691174-largeAdobe lançoi tre aplikacione të reja të suitës së kreativitetit në platformën Android. Ditën e Mërkure kompania zbuloi aplikacionet Adobe Photoshop Sketch, Fix dhe Comp CC të cilët do ti bashkohen portofolit të kompanisë në Android.

Comp CC është një aplikacion i cili shërben jo vetëm për produktet dixhitale por edhe të printuara. Përmban një sërë shembujsh dizajni në desktop dhe mobile. Ikonat dhe elementët e ndërfaqes janë përshtatur në mënyrën e duhur për ekranet e vogla.

adobe-comp-cc-100691150-large

Photoshop Fix është dizenjuar për përmirësimin dhe restaurimin e fotove. Nëpërmjet tij përdoruesit mund të shërojnë, pastrojnë dhe të kryejnë editime e përmirësime të ndryshme.

photoshop-fix-100691133-largeSketch, siç edhe emri lë të kuptohet, është i fokusuar kryesisht në ilustrim. Do të gjeni një numër të konsiderueshëm mjetesh vizatimi për të vizatuar mbi imazhet aktuale apo për të ndërtuar një ilustrim nga e para.

adobe-photoshop-sketch-100691160-largeSë bashku me aplikacionet e reja Adobe publikoi versionin 3.0 të Illustrator Draw. Përmban penelë të rinj vizatimi dhe më shumë opsione të presionit dhe shpejtësisë së sketçeve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja telefonët Samsung dhe datat kur do të marrin Android 9 Pie

Lajmet e fundit>