Lajmet

Adobe lançon përditësimin emergjent për Flash Player në sistemet Windows dhe Mac

Publikuar , 08 Shkurt 2014
0
Adobe lançon përditësimin emergjent për Flash Player në sistemet Windows dhe Mac

100206hackerstwoAdobe ka lançuar një përditësim urgjent për Flash Player në sistemet Windows dhe Mac për shkak të një dobësie të mundshëm në siguri që mund t’i jepte mundësi hakerave të kontrollonin kompjuterët e përdoruesve.

Kjo është specifikisht më e këshillueshme për përdoruesit që si shfletues më shpesh përdorin Google Chrome dhe Internet Explorer. Lajmi fillimisht doli në buletinin e sigurisë të kompanisë dhe u përhap shpejt për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste dobësia nëse nuk realizohej përditësimi.

Në postimin në blog, Adobe shkruan: “Kjo mund tu japë akses hakerave që të kenë nën kontroll kompjuterin edhe nga larg. Adobe është në dijeni të raporteve që diçka e tillë mund të përdoret për qëllime keqdashëse dhe rekomandon të gjithë përdoruesit që ta aplikojnë përditësimin që referohet në buletinin e sigurisë.”

Adobe i dha prioritet numër një cënueshmërive të zbuluara për sistemet Windows dhe Mac dhe këshillon të gjithë përdoruesit të instalojnë përditësimin. Ky rrezik gjithashtu ekziston edhe në Flash Player për sistemet Linux, por ka një prioritet numër tre për shkak se Linux nuk ka qenë shumë shpesh pikësynim i sulmeve.

Sugjerimi kryesor i Adobe është përditësimi i Flash Player në versionin më të fundit për të gjithë shfletuesit në të gjitha sistemet.

Fatmirësisht, skuadrat e sigurisë së Adobe punuan shpejt dhe arritën t’i nxjerrin online gati për shkarkim në një kohë rekord të gjitha përditësimet dhe tani gjithçka mbetet në dorë të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Redmi Note 7 është telefoni i parë i Xiaomi si markë më vete

Lajmet e fundit>